Flamuri ShqipetareShqipetaret.tk          Historia Durresit...

                                        

 

Home
Historia Durresit
Historia Shqiperise
Foto Durresi
Foto Tirana
Foto Riviera
Shqiperia:Info
Lajme
Humor & Baracleta
Moti
Horoskopi
Forum
Feja
Fjalor ang-shqi
Informatika
JavaScript
Informatika Sit
Imazhe Gif
Kerko Personat
Motorre kerkimi
Durresi eshte nje nga qytetet me te lashta ne Shqiperi. Ai u themelua nga Epidamet, mbreterit Ilire te kesaj zone, te cilet e quajten Dyrrah. Ne vitet 1627- 1626 perpara Krishtit greket nga Korfuzi dhe Korinti pushtuan zonen dhe e quajten qytetin Dyrrachion. Ne shekullin e 4-ert p.K. Dyrrachion-i ishte bere nje qytet - shtet i pavarur, qe prodhonte punime metalike, qeramike, stofe, lekure dhe anije,dhe monedha e tij qarkullonte ne te gjithe boten antike. Iliret pasi themeluan shtetin e tyre tentuan te vinin edhe Durresin nen pushtetin e tyre. Ne kete lufte fitorja favorizoi shtetin e Taulanteve. Mbreti Ilir Monunes prodhoi monedha ne Durres, me emrin e tij mbi ta, dhe beri Durresin qendren e shtetit te tij. Ne vitin 229 p.K. Durresi u pushtua nga perandoria Romake dhe qyteti u quajt Dyrrakium, i cili u be pika fillimit e te ashtuquajtures Via Egnatia. Oratori i famshem romak , Cicero e quajti Durresin “qytet i admirueshem”, kurse poeti Katulo e quajti ate taverna e Adriatikut.Gjate dhe pas viteve 1870, qyteti u zhvillua ne menyre te ngadalte dhe firma te ndryshme detare te huaja u vendosen aty. Qytetaret e Durresit morren pjese ne levizjen nacionale clirimtare te Shqiperise gjate viteve 1878-1881 dhe 1910-1912. Me 21 nentor 1912 Ismail Qemali erdhi ne Durres dhe me 26 nentor 1912 flamuri Shqiptar i pavaresise u ngrit ne Durres , por qyteti u pushtua nga Serbet vetem tre dite me vone. Serbet mbeten deri ne maj 1913. Me 7 mars 1913 Durresi u be kryeqyteti i Shqiperise. Ne vitin 1916 Durresi u pushtua nga forcat Austro-Hungareze , dhe ne vitin 1918 u pushtua nga Italianet. Gjate nente shekujve te fundit Durresi ka kaluar nga duart e njerit pushtet ne te tjetrit 33 here. Pas luftes se pare boterore ne dhjetor te 1918 u mbajt ne Durres nje kongres kombetar ne te cilin u vendos nje administrim i perkohshem i qytetit, i cili ndryshoi pas kongresit te Lushnjes. Qytetaret e Durresit morren pjese edhe ne luften e Vlores dhe ne levizjet demokratike te viteve 1921-1924. Gjate kohes se mbreterise se Zogut shume investime u bene nga Italianet dhe u ndertuan shume fabrika si psh fabrika mielli, cigaresh, dhe makaronash. Pas demtimeve te termetit te dhjetorit 1926 u ndertuan rruge me te mira dhe qyteti morri nje pamje, sidomos afer portit, te ngjashme me ate qe ka aktualisht. Gjate viteve '30 ne Durres u be nje rritje e vogel popullsie dhe kaloi nga 4700 banore qe kishte ne vitin 1923 ne 10500 ne 1938. Gjate 1939 Durresi ishte qendra e rezistences ndaj pushtimit te fashisteve Italiane, te cilet kishin pushtuar shtetin. Shume demonstrata u bene ne qytet dhe ne vitin 1942 u formua ne Durres Keshilli Nacional Clirimtar. Ne gusht te 1943 qyteti ra ne dore te Gjermaneve te cilet hodhen ne ere portin ne 1944. Pas luftes se dyte boterore Durresi u transformua ne nje qytet industrial dhe ne nje qender te rendesishme kulturore.Mbetjet e mureve te kalase te qytetit jane te shekullit te 6-te , shtesat te shekujve 13-14. Ata jane aq te shpeshte saqe motra e perandorit Bizantin Alexis Comnenius shkruante qe mbi ta mund te shkonin me kale kater kavaliere anash njeri tjetrit ne te njejten kohe.Lufterat dhe termetet i kane demtuar muret e kalase.Amfiteatri eshte nje nga monumentet me te medhaja dhe me terheqes qe kane ngelur nga qyteti antik. Ai eshte ndertuar ne shekullin e 2-te p.K. Ne periudhen mesjetare ai u braktis dhe ne shekullin e 10-te ne zonen dhe galerite e tij u ndertua nje varreze. Qyteti eshte perhapur ne veri dhe ne lindje, dhe shume qendra rezidenciale jane ndertuar , monumentet e qytetit antik jane ruajtur. Zona kryesore industriale ndodhet ne hyrjen e qytetit , ne lagjet e Shkozetit. Durresi ka shume parqe dhe lulishte. Zonat kryesore te defrimit ne Durres jane plazhi madh edhe plazhi i Currilave, ku qytetaret dhe turistet i gezohen plazhrave dhe ujrave te pastra te Adriatikut.  
Kalendar
Kuzhina
Krijo M@il Gratis
Krijo Sitin gratis 
Chat Italia
Chat Shqiperia
Lojra
Arkeologji
Gjuha Shqipe
Letersia
Teatri
Arkitektura
Sporti
Televizioni
Degjo Fiks Fare
Erotizem
Harta Shqiperis
Kartolina
Fakulteti&Shkolla
Kontaktoni