|
Interesi
pėr vlerat arkeologjike tė Shqipėrisė nis qysh nė shek. XIX kur
studjues tė gjeografisė historike iu kushtuan lokalizimit dhe
identifikimit tė tė dhėnave
nga burimet antike.
Kėshtu ėshtė i pari qė viziton Shqipėrinė francezi Pouqueville
(F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grčce, comprenant la
description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque
etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shėtitja qė bėri
nė Shqipėrinė e Jugut deri nė Apolloni, botoi njė pėrshkrim tė
hollėsishėm tė rėnojave tė objekteve arkeologjike qė i ranė nė
sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Mė
vonė arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipėrinė dhe nė
studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrėsin e Apoloninė
(L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macčdoine,
Paris 1876). Nė fillim tė shek. XX vizitoi Apoloninė dhe
rrethinat e Vlorės balkanologu C. Patsch. Ai ėshtė i pari qė
zbuloi qytetin e Amantias dhe mė pas botoi njė studim tė hollėsishėm
mbi antikitetet qė pa nė Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das
Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatė Luftės sė parė
botėrore erdhėn nė Shqipėri arkeologėt austriakė C.
Praschniker e A. Schober tė cilėt filluan kėrkimet nga veriu i
Shqipėrisė nė drejtim tė jugut dhe i kushtuan vėmendje edhe
monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A.
Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro,
Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).
Mė 1924 njė mision arkeologjik francez, nėn drejtimin e Leon Rey,
fillon gėrmimet sistematike nė Apoloni, tė cilat vazhduan deri mė
1938 dhe rezultatet u botuan nė revistėn Albania (L.Rey, Albanie,
Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, nė 6 vėllime). Njė mision
tjetėr arkeologjik italian mė 1926 filloi gėrmimet nė qytetin
antik tė Foinikes dhe mė vonė nė Butrint. Nė fillim misioni u
drejtua nga L. Ugolini e mė pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini,
Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vėll.); D. Mustili, La civilta
preistorica dell'Albania, Roma 1940).
Pas Luftės sė dytė botėrore deri mė 1990 kėrkimet e studimet
arkeologjike u bėnė nga arkeologė shqiptarė. Mė 1948 u krijua nė
Tiranė Muzeu Arkeologjik-Etnografik, mė pas u krijua Sektori
shkencor i kėrkimeve arkeologjike, nga i cili mė 1976 u formua
Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe mė 1991 Instituti i Arkeologjisė.
Gjatė kėtyre viteve veē muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit
arkeologjik nė Muzeun Historik Kombėtar, u ngritėn edhe muze tė
profilit arkeologjik nė Durrės, Apoloni, Butrint dhe Korēė, tė
cilėt ruajnė objekte me vlera unikale.
Vitet 1991-1999 pėrbėjnė njė etapė tė re pėr arkeologjinė
shqiptare, atė tė bashkėpunimit me arkeologė tė huaj. Janė
realizuar ose vazhdojnė veprimtarinė projekti shqiptaro-grek nė
Butrint, projekti shqiptaro-amerikan nė Shpellėn e Konispolit
(Sarandė) dhe nė zonėn Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez
nė Apoloni dhe nė vendbanimin prehistorik tė Sovjanit (Korēė)
dhe projekti shqiptaro-anglez nė Butrint. Gjatė vitit 2000 janė
duke u hartuar edhe projekte tė tjera pėr kėrkime nė Durrės,
Bylis e qendra tė tjera arkeologjike.
Rezultatet e kėrkimeve, gėrmimeve e studimeve arkeologjike, mėse
njėqindvjeēare, tė bėra nė Shqipėri, mund t'i pėrmblidhnim nė
:
Nė fushėn e prehistorisė.
Gjurmėt mė tė hershme tė banimit tė territorit tė Shqipėrisė
janė zbuluar nė Xarė (Sarandė) dhe nė Gajtan (Shkodėr) tė
cilat i takojnė epokės sė paleolitit (rreth 100.000 vjet mė parė).
Periudhės sė paleolitit tė vonė (30.000-10.000) vjet, i takojnė
njė numėr mė i madh vendbanimesh (Xarė, Konispol, Shėn Marinė,
Kryegjatė, Rrėzė Dajti, Gajtan etj) tė cilat mbulojnė gjithė
territorin e Shqipėrisė sė sotme.
Gjatė epokės sė neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonė
ka qenė shumė mė i banuar, gjė qė e dėshmojnė me dhjetra
vendbanime tė zbuluara, tė cilat kanė qenė ngritur nė fusha
pjellore, nė taraca lumore dhe nė shpella. Banesat e tyre ishin
kasolle tė thjeshta tė lyera dhe tė shtruara me baltė. Nė
Dunavec e Maliq janė zbuluar banesa tė ngritura mbi hunj
(palafite) tė cilat kėrkonin njė teknikė tė lartė tė ndėrtimit
tė banesave. Por nė jetėn e banorėve neolitikė vend qendror
zinte bujqėsia dhe blegtoria si edhe pėrgatitja e prodhimi i enėve
prej balte. Nga fundi i epokės neolitike mjeshtrat e punimit tė poēarisė
arrijnė tė prodhojnė jo vetėm enė cilėsore e me forma tė shumėllojshme,
por edhe me vlera artistike.
Vlerė tė veēantė kanė disa enė tė pikturuara tė gjetura nė
Dunavec, Cakran e Maliq I tė cilat janė tė importuara nga
kulturat e Diminit nė Thesali (Greqi). Ato janė dėshmitė e para
tė kėmbimit midis trevave tė vendit tonė me qytetėrimet mė tė
pėrparuara tė Europės Jug-Lindore tė epokės neolitike.
Nė fillim tė epokės sė metaleve (mijėvjeēari i tretė p.e.s.)
nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik ndodhėn
ndryshime tė rėndėsishme si rezultat i dyndjes sė popujve
baritor, indoevropian, tė ardhur nga lindja. Njė shfaqie e re
ishte kulti i varrimit nė tuma (Pazhok tė Elbasanit, Barēė tė
Korēės, Piskovė tė Pėrmetit etj). Ky rit varrimi nė tuma do tė
pėrdoret pa ndėrprerje gjatė tėrė epokės sė bronzit dhe do tė
bėhet karakteristik pėr popullsinė ilire tė epokės sė hekurit.
Nga fundi i mijėvjeēarit tė dytė dhe gjatė tėrė gjysmės sė
parė tė mijėvjeēarit tė parė p.e.s., ilirėt fillojnė dhe i
vendosin vendbanimet e tyre nė kodra tė ngritura me pozicion
dominues mbi zonėn pėrreth, dhe gradualisht (i pėrforcojnė) i
rrethojnė me mure tė fuqishme (Gajtan-Shkodėr, Tren-Korēė,
Kalivo-Sarandė etj).
Nė fushėn e antikitetit
Deri nė shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin pėrparuar
pothuajse me tė njėjtin ritėm. Midis tyre dalloheshin disa
krahina tė veēanta si Fusha e Korēės, Mati, Glasinaci (nė Bosnjė)etj,
tė cilat kishin arritur tė krijonin njė kulturė materiale me
nivel mė tė lartė se tė tjerat. Pėrfshirja e Ilirisė nė lėvizjen
e gjerė ekonomike-shoqėrore mesdhetare, bėri qė pas shek. VII
p.e.s. tė dalin nė radhė tė parė tė zhvillimit trevat jugore
ilire - Iliria e Jugut.
Faktor parėsor u bėnė marrėdhėniet e hershme me botėn greke
dhe veēanėrisht procesi i urbanizimit u pėrshpejtua me themelimin
e kolonive greke nė brigjet e Ilirisė. Kėshtu kolonistė tė
ardhur nga Korkyra mė 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe mė 588
p.e.s. themeluan Apoloninė.
Rreth gjysmės sė parė tė shek. VI themelohet dhe Oriku. Tė dhėnat
arkeologjike dėshmojnė se gjatė shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia
kthehen nė qytete tė mirėfillta, kurse gjatė shek. IV ato njohėn
njė lulėzim tė pėrgjithshėm qė u shpreh me ndėrtime
monumentesh madhėshtore.
DYRRAHU ose Epidamni, qysh nė shek. V p.e.s. kishte punishte tė
punimit tė qeramikės, tė metaleve, tė pėlhurave e lėkurės,
kantier pėr ndėrtimin e anijeve etj. Dėshmi e zhvillimit tė
tregtisė janė monedhat prej bronzi e argjendi qė pret Dyrrahu,
kurse pėr lulėzimin urbanistik tė shek. IV p.e.s dėshmon mozaiku
i njė dyshemeje me gurė lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrėsit.
Nė vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi nė vartėsi tė Romės dhe mė
vonė u kthye nė koloni romake. Nė shek. I-III tė e.s. pėrjeton
njė periudhė lulėzimi, u bė qendėr dhe porti kryesor i brigjeve
tė Adriatikut lindor. Kėsaj kohe i takon ndėrtimi i amfiteatrit,
i termave, bibliotekės, ujėsjellėsit etj.
Nė shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tėrmeti i vitit 345 e.s.
e rėnon edhe mė tej duke e bėrė tė kthehet nė njė qendėr tė
vogėl tregtare. Pozita e tij gjeografike e bėri Dyrrahun qė gjatė
shek. V-VI e.s. ai tė kthehet nė njė nga qytetet e rėndėsishme
tė perandorisė bizantine. Nė kohėn e perandorit Anastas (me
origjinė nga Durrėsi) u ndėrtuan shumė godina tė reja,
hipodromi dhe tre radhė muresh rrethues shumė tė fuqishėm.
APOLONIA. Qytet antik ndėr mė tė mėdhenjtė nė pellgun e
Adriatikut dhe mė i pėrmenduri ndėr 30 qytetet e tjera me tė njėjtin
emėr tė kohės antike. U ngrit mbi njė kodėr (me dy maja tė
larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me njė pozicion qė zotėron
tėrė zonėn dhe nėpėrmjet luginės sė lumit Aqos (Vjosė)
lidhej me detin Adriatik. Nė shekujt e parė tė jetės, Apolonia
mbante lidhje tė ngushta me Korinthin dhe Korkyrėn dhe luante
rolin e ndėrmjetėsit nė tregtinė e helenėve me ilirėt. Nė
shek. V p.e.s. u bė qendėr e zhvilluar ekonomike me punishte tė
shumta zejtare, zgjeroi marrėdhėniet me botėn ilire si edhe me
Atikėn e mė vonė edhe me Magna Grecian (Italinė e Jugut).
Lulėzimin mė tė madh qyteti e njohu nė shek. IV-III p.e.s. Nė kėtė
kohė qyteti u shtri nė tė gjithė faqen perėndimore tė kodrės
dhe u rrethua me njė mur mbrojtės 4km tė gjatė duke pėrfshirė
njė hapsirė tė qytetit prej 138ha. Apolonia u ndėrtua sipas njė
plani qė mbėshtetej nė sistemin ortogonal tė Hipodamit; pėrshkohej
nga rrugė tė drejta, kryesore e dytėsore, qė kryqėzoheshin me
njera-tjetrėn duke kufizuar lagje tė veēanta. Nga ndėrtimet
kryesore veē mureve rrethuese u ndėrtua portiku i qendrės sė
qytetit (agorasė), teatri, njė ēezmė monumentale, gjimnazi etj.
Shėtitorja e Apolonisė shquhet pėr planimetrinė e zhvilluar dhe
arkitekturėn solide. Ajo ėshtė me dy kalime dhe dy kate
(70.2x10.50m). Muri i pasėm qė ka njė rol mbajtės ėshtė me 17
kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe
e jashtme e katit tė parė formohej nga kolona tetėkėndore. Nė
shek. I-III tė e.s. qyteti pėrjetoi njė periudhė tė dytė ndėrtimesh
intensive, si tempullin e Agonotetėve, odeonin, bibliotekėn dhe njė
sėrė vilash tė zbukuruara me mozaikė. Apolonia nė kohėn e
Augustit u shpall qytet i lirė dhe i paprekshėm dhe vazhdoi tė
mbetej njė qendėr e rėndėsishme ekonomike e kulturore. Lulėzoi
arkitektura dhe degė tė tjera tė artit, e sidomos skulptura. Ndaj
me tė drejtė Ciceroni e quajti "Magna urbs et gravis"
(qytet i madh e hije rėndė).
Nė shek. III-IV qyteti humbet rėndėsinė e dikurshme dhe nė
fillimet e mesjetės Apolonia kthehet nė njė qendėr peshkopale.
Marrėdhėniet e ndėrsjellta tė qyteteve koloni me interlandin
ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit tė njė tog
qytetesh ilire. Gjatė shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si
Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato
ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont tė gjerė
shikimi dhe tė rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe
gurėsh tė skalitur me forma trapezoidale, poligonale e nė njė
fazė mė tė zhvilluar me blloqe kuadratikė. Nė shek. IV p.e.s.
ato ishin kthyer nė qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit tė
shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore tė
njė qyteti antik. Hapsira e brendėshme e qytetit ishte e
organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja nė tė cilėn ishin
vendosur godinat e karakterit politik e shoqėror, kulturor e
religjoz (prytaneioni, teatri, shėtitorja, tempujt etj) formonin
qendrėn e qytetit tė ndarė nga pjesa tjetėr. Disa shembuj tė kėtyre
ndėrtimeve nė qytetet ilire e dėshmojnė mė sė miri nivelin
urbanistik tė tyre.
BUTRINTI. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė se nė shek. VII-VI
p.e.s. Butrinti ishte njė qendėr protourbane, kurse nė shek. V
p.e.s. arriti tė marrė tiparet e plota tė njė qyteti. Nė fund tė
shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndėrtua agoraja e qytetit, njė
portik (shėtitore), njė tempull i vogėl dhe teatri me 1500 vende
i cili ėshtė ruajtur i plotė deri nė ditėt tona. Ai bashkė me
ndėrtimet e tjera pranė si tempullin e Asklepit, portikun, banjat
etj, pėrbėnin pjesėn mė tė bukur tė qytetit antik.
Nė periudhėn e vonė antike e mesjetės sė hershme Butrinti pėrjetoi
njė periudhė lulėzimi. Kėsaj kohe i takon ndėrtimi i
Baptisterit i cili ėshtė monumenti mė i rėndėsishėm i periudhės
paleokristiane. Salla e pagėzimit nė formė rrethore me diametėr
13.50m ėshtė shtruar me mozaikė shumėngjyrėsh, me motive nga
bota shtazore e figura gjeometrike, tė cilat kanė vlerė tė veēantė
artistike. Salla pėrshkohet nga dy rradhė kollonash granite mbi tė
cilat kanė qenė mbėshtetur qemerėt e ēatia.
ANTIGONEA. Qytet i themeluar nė shek. III p.e.s. me njė mur 4000m
tė gjatė, ėshtė ndėrtuar me njė sistem urbanistik tė tipit
hipodamik, me rrugė tė drejta e tė kryqėzuara qė ndajnė
qytetin nė insula me gjerėsi 200 kėmbė dhe nė ndarje tė tjera
mė tė vogla.
AMANTIA. Eshte e vendosur nė faqen e njė kodre tė lartė dhe
kishte tė fortifikuar me njė mur tė gjatė 2200m, vetėm
akropolin. Emri i qytetit pėr herė tė parė pėrmendet nė shek.
IV p.e.s.. Nė shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe
arrin tė presė monedhat e veta. Kėtė e dėshmojnė ndėrtimi i
tempullit tė Afėrditės, rrėnojat e njė teatri dhe veēanėrisht
ndėrtimi i stadiumit, i cili ėshtė ruajtur i plotė deri nė ditėt
tona. Stadiumi ka formėn tipike tė stadiumeve greke me dy krahėt
e gjata qė kufizojnė pistėn me gjatėsi 184.8m dhe gjerėsi
12.25m. Njėri krah i shkallares i ndėrtuar me blloqe gurėsh gėlqerorė
ka 17 rradhė, kurse krahu tjetėr ka 8 rradhė.
BYLISI. Njė nga qytetet mė tė mėdha ilire u zhvillua nė shek.
IV p.e.s. si kryeqendėr e fisit ilir tė bylinėve. Ai kishte njė
sipėrfaqe prej 30ha tė rrethuar me mur tė mbrojtur nga 7 hyrje e
7 kulla. Nė shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohė
kur ndėrtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet
teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Nė shek. I e.s.
Bylisi u kthye nė koloni romake.
Nė shek. IV tė e.s. qyteti rrethohet me mure tė fuqishme, dhe mė
pas nė shek. V-VI u bė njė qendėr e rėndėsishme peshkopale. Pėr
kėtė flet zbulimi i gjashtė bazilikave, dyshemetė e tė cilave
janė shtruar me mozaikė me motive paleokristiane tė njė cilėsie
tė lartė.
ALBANOPOLI. Qytet ilir, qendėr e fisit tė Albanėve, qė pėrmendet
pėr herė tė parė nė mesin e shek. II tė e.s. nga Ptolemeu, i
cili pėrcakton dhe kordinatat e shtrirjes sė tij. Eshtė
lokalizuar me rrėnojat e qytetit ilir tė Zgėrdheshit (nė afėrsi
tė Krujės). Emri i qytetit dhe i fisit tė albanėve qė krijuan
atė, u ruajt nė mesjetė e deri nė ditėt tona duke i dhėnė
emrin gjithė trevės ku shtriheshin Ilirėt e Jugut - Albania.
LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazėn e njė
vendbanimi protourban. Nė shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e
ndanin atė nė tre pjesė, akropolin, qytetin e sipėrm dhe qytetin
e poshtėm qė shtrihej buzė lumit Drin. Muret e qytetit janė tė
ruajtur shumė mirė me 12 portat dhe kullat e shumta qė i japin njė
pamje madhėshtore qytetit. Lisi nė kohėn e Cezarit merr tė
drejta dhe ofiqe municipale dhe luan njė rol aktiv nė luftėn
civile midis Pompeut e Cezarit.
SELCA E POSHTME. Nė kodrat e fshatit me tė njėjtin emėr, janė
zbuluar rrėnojat e njė qyteti ilir tė shek. IV-III p.e.s. Nė
shek. III bėhet qendėr e krahinės ilire tė Dasaretisė. Nė kėtė
kohė gdhenden nė shkėmb 4 varre monumentalė princėror, me njė
arkitekturė tė stilit jonik. Nė njėrin varr ėshtė gjetur njė
inventar shumė i pasur me armė, enė bronzi e balte, zbukurime ari
dhe njė paftė metalike me skenė mitologjike luftimi.
Nė qytetet koloni, Dyrrah,
Apoloni si edhe nė qytetet e tjera tė Ilirisė sė Jugut si nė
Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degėve tė ekonomisė
u zhvillua e lulėzoi arti, i cili nė fillim zhvillohet i lidhur me
traditėn e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas
vazhdimit tė traditės, arti fiton veēori lokale. Vlera tė veēanta
artistike kanė punimet nė qeramikė. Nė shek. IV-III p.e.s.
punishtet e Apolonisė e Dyrrahut prodhuan enė me figura tė kuqe
me tema mitologjike dhe nga jeta e pėrditėshme. Figurinat
(terrakotat) e shumta me tema mitologjike e mė pas edhe tema nga
jeta e pėrditėshme, dallojnė pėr plastikėn e realizimin
artistik. Krahas terrakotave tė shumta janė edhe figurinat prej
bronzi, mjaft prej tė cilave pėrbėjnė vepra arti
Gjatė shek. I-II e.s. nė skulpturė pėrvetėsohen tiparet e artit
romak. Veēanėrisht nė skulpturė portreti ndjek realizmin tipik tė
kohės me njė frymė tė mbėshtetur nė traditėn. Qendra kryesore
ėshtė Apolonia me portretet e magjistratėve, tė Filozofit, tė
Bilias etj. Portrete cilėsore tė shek. I-II e.s. kanė dhėnė
Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi bėhet skematik dhe lidhet me
qėllimet praktike tė zbukurimit tė altareve, sarkofagėve,
monumenteve arkitektonike etj.
Mozaiku si gjini e pikturės monumentale dekorative nė kohėn
antike (greko-romake) dhe atė mesjetare tė hershme njohu njė lulėzim
tė dukshėm, sidomos nė shekujt e parė tė e.re. Duke pėrdorur
gurė kubik tė zinj ose shumėngjyrėsh tė vendosur nė sfond tė
bardhė u arrit tė realizoheshin figura tė ndryshme gjeometrike
dhe skena nga mitologjia detare. Shquhet mozaiku polikrom zbuluar nė
Apoloni, qė paraqet Luftėn e amazonėve.
Mozaiku si vepėr e artit lulėzon edhe nė shek. V-VI tė e.s.
realizuar nė veprat e kultit paleobizantin, si nė bazilika, kisha,
pagėzimore, trikonka etj. Nė dyshemetė e kėtyre monumenteve
figurat e mozaikut janė tė shpėrndara lirshėm nė sipėrfaqe dhe
janė figura simetrike, kafshė nė qetėsi, pemė, fruta, bisqe
hardhije, shpendė, peshq e motive tė ndryshme ujore. Nė radhėn e
kėtyre realizimeve cilėsor ėshtė mozaiku i Baptisterit tė
Butrintit, i trikonkės sė bazilikės sė Linit (Pogradec), mozaiku
u bazilikės sė Arapajt (Durrės) i bazilikave tė Bylisit e shumė
tė tjera.
Nė Shqipėri ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona vetėm njė
mozaik parietal (i vendosur nė mur), ai ėshtė mozaiku i kapelės
sė Durrėsit, i ngritur brenda amfiteatrit tė qytetit. Ai paraqet
figura shėnjtorėsh dhe i pėrket periudhės sė hershme bizantine.
Nė fushėn e mesjetės sė hershme
Tė dhėna tė mirėfillta pėr kulturėn e hershme mesjetare
vijnė nga gėrmimet e para sistematike qė u bėnė gjatė viteve
60-70tė, me zbulimin e varrezave tė Komanit, tė Buklit, tė
Shurdhahut, tė Lezhės etj. Gradualisht gėrmimet u shtrinė edhe nė
njė varg kėshtjellash tė antikitetit tė vonė e mesjetės sė
hershme si nė Varosh (Stelush), Shurdhah (Sardė), Lin, Pogradec,
Berat, Kaninė, Butrint etj. Njė pjesė e kėshtjellave janė
vazhdim i qyteteve e qytezave tė kohės antike, e njė pjesė tjetėr
kala e kėshtjella tė ngritura nė pėrshtatje me kushtet e reja
historike.
Gjatė shekujve tė mesjetės sė hershme shqiptare shek. VII-IX ka
njė braktisje tė qyteteve pėr shkak tė kthimit nė ekonominė e
mbyllur natyrore. Vetėm Durrėsi ku u kufizua pushteti bizantin e
ruajti karakterin e mirėfilltė qytetar. Gjithashtu edhe Butrinti,
nė jug, mbeti qendėr e rėndėsishme qytetare.
Njė ringjallje e jetės qytetare vihet re pas shek. IX kur fillon
qarkullimi i monedhave bizantine. Ndėr qytetet e ringjallura mbi
truallin e qyteteve ilire, nė kėtė periudhė janė Berati,
Kanina, Lezha, ndėrtimet fortifikuese (muret, portet e kullat) tė
tyre janė ruajtur deri nė ditėt tona.
|
|
|