Feja ka
luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar
ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe
hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte
popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u
kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti
krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin.
Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur
politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin
dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket
per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli
apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte.
Nė Shqipėri, Krishterimi ėshtė apostolik, d.m.th ai
ėshtė percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te
Jezu Krishtit dhe filloi tė pėrhapej nė Iliri qė nė shek. I te
e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan Kėshtu
prej Jerusalemit e pėrqark e deri nė Iliri kam kryer shėrbimin e
ngjalljes se Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillizoj atje ku nuk
ishte i njohur emri i Krishtit..Pervec Palit ne trevate IIire
kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane
kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne
Durres(Dyrrachium)per te kaluar ne lindje.Dokumente thone se nė
Durres, nė vitin 58 ka patur 60 familje tė krishtera.
Nė Iliri nisin aktivitetin peshkopėt mė tė hershėm tė krishterė,
duke filluar me peshkopin Qesar tė Durresit nė vitin 70 e mė pas,
Shėn Astin nė vitin 98. Shėn Asti u dėnua me vdekje nė vitin
116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne
kete kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma.
Qendrat e para tė krishtera te themeluara nga veprimtaria
predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I
deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vėrtetohen
nėpėr qytete si Durrėsi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja,
Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati),
Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndėr mozaikė e nė ndėrtime te vjetra kishash, si nė Shėn
Kollin e Kurjanit nė Fier, nė bazilikėn e Ballshit, etj janė
ruajtur simbole paleokristiane enigmatike siē janė ato tė bimėve
me gjethe nė formė zemre (shiko mozaikėt e Butrintit e gjetkė),
figura e kryqit nė mozaikėt e Sarandės, figura e peshkut ne
gdhendjet e Ballshit apo nė mozaikė tė tillė si ai i Linit ne
Pogradec e gjetkė.
Keto deshmojne se Iliria u be qe ne fillim nje nga trevat kryesore
te perhapjes se fese se krishtere per vete lashtesine dhe shtrirjen
e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra
te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten
gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene nje korridor natyral
ndermjet lindjes dhe perendimit si per transmetuar vlerat morale te
krishterimit ashtu edhe per te transportuar ushtri dhe beteja pa
fund
Nė shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shtetėrore nga
perandori Konstandin ,u kodifikua nė Bibėl dhe u krijuan
institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njėkohėsisht
hierarkia e tij : peshkopėt, kryepeshkopėt, abatėt dhe dioqezat e
tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plotė i nė Krishtėrizėm nė
territoret ku sot banojnė shqiptarėt, u krye gjatė shekujve V-VI
pas J.K.
Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te
bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare
librin e shenjte ne mesin e shekullit IV.
Koncili i parė Ekumenik i Nikesė nė vitin 325, ishte i pari qė
formuloi parimin bazė tė krishterimit: Besoj ne nje Perėndi,
Atin e tėrėfuqishėm, krijuesin e qiellit e tė dheut dhe tė
gjithė tė dukurave e tė padukurave.
Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi I kryelutjes se
krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te
lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15
shekujsh
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhėroi ngritjen
e disa bazilikave madhėshtore.Tipi i kėtyre bazilikave kostandiane
ishte me dysheme drejtkėndėshe dhe nuk pėrjashtohej shtrimi i sipėrfaqes
sė saj me mozaikė. Nė anėn e jashtme, ato kishin kolonada, ku
sajohej hajati i kishės. Bazilika tė kėtij lloji janė hasur edhe
nė Shqipėri, nė Butrint, Bylis, Antigone, Tepe nė Elbasan e
ndoshta edhe gjetkė.
Strukturat kishtare nė
periudhėn e antikitetit tė vonė ishin tė organizuara mbi bazėn
e provincave (Dardanisė, Prevalit, Epirit tė Ri dhe Epirit tė
Vjetėr), duke patur nė krye secila njė mitropolite prej nga
vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte
direkt nen varesine Romes. Ky eshte shkaku qe terminologjia e kishes
Shqiptare eshte latine( meshe, kungate, prift, shenjt, pagezim ,
peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo per me teper tregon se arberit ishin
ketu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha
e kishes etj. Pas ndarjes sė perandorisė ato u pėrfshinė nė
zonen e Ilirikut lindor, varėsia kishtare e tė cilit ka lėvizur
midis Romės dhe Kostandinopojės. Duke filluar nga gjysma e parė e
shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit per ndarjen e
dioqezave te lindjes nga ato te prendimit ) hapesira Ilire (tashme
te njohur si vend I arberve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e
Kostandinopojės dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi
I Matit te kete qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e
kishes (se lindjes nga ajo e perendimit) u thelluan nga procese
historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli I madh shek
IX) dhe normandeve apo Anzhuineve duke sjelle perfundimisht ne vitin
1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne
vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen
konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen
influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja
te pergjakeshme.
Ardhja e bullgareve ne viset e Arberit e izoloi kete hapesire nga
Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Per me teper mbreti
I bullgareve ,Borisi ne vitin 866 u pagezua me popullin e tij ne
Kishen e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te
krishtere . Borisi pas kesaj duke kuptuar rendesine e fese ne trevat
e pushtuara kerkoi te lidhej me papen e Romes per te kerkuar
udhezime per nje administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te
ndryshem se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit .Por kur je
pagezuar ne nje vend aq te lashte si Iliria / Arberia ku
krishterimin e solli vete Pali eshte e natyreshme qe do ti
drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.Armiqesia e
Kostandinopolit me mbreterit bullgareve vazhdon dhe arrijne kulmin
ne 1018 kur Car Samueli u mund nga pernadori I Bizantit Vasili Il.
Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vene ne krye
peshkope greke si Theogilikati ne 1100 per te synuar ne perfshirjen
e te gjithe Arberise apo edhe te Italise se jugut.
Nderkohe Patrikana e Romes qe u vetequajt Papati (influence
Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luften per te
fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arberi me ane te
Peshkopeve te Raguzes duke marre edhe disa masa ndaj disa
prifterinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) qe
predikonin me ritet e lindjes.Kjo behej edhe ne kuader te
uniatizimit te kishes se krishtere.
Zbarkimet e normandeve, I pari ne 1081 dhe I dyti ne 1105 si edhe
kryqezata e pare 1095 filloi te lekundte Bizantin per unifikimin e
kishes se krishtere. Pushtimi i Konstandinopojes me 1204 nga
Kryqezata e 4 dhe mbajtjen e saj per 60 vjet nen sundimin francez
solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arberine e viteve 1230
duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durres
dhe Shkoder pas viteteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet
se po ne kete kohe u vendos edhe Urdheri Franceskaneve duke thelluar
kthimin e arberve te krishtere tek qendra e vjeter, Roma. Keto
zhvillime i perkrahte edhe principata e Arberit dhe me 1208 ka
dokumente leterkembimi te Dhimitrit princit te Arberise me papa
Inocentin III ku kerkohet nga papa ndihme per ushtrimin e besimit te
krishtere.
Nderkohe qe papa dhe patriku luftonin ne ballkan per hegjemoni dalin
ne skene turqit osmane te cilet pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin
(qender qe varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandonopojen me 1453 duke
sjelle nje rrenim apo nenshtrim te patrikanes. U arrit te lidhej nje
traktat ndermjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te
Patrikanes Gjergj Skalari ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat
per tu bere xhami :martesa dhe funeralet te beheshin ne kishe dhe to
mos prishej festa e pashkeve.
Ne kete kohe i vetmi vend i krishtere i panenshtruar dhe qe nuk i
paguante asgje Sultanit ishte Arberia. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ,
biri I princit te Krujes I mbiquajtur « Mbrojtes » dhe « Atlet »
i Krishterimit theu per 25 vjet ushtrite osmane duke entuziasmuar
boten e krishtere me bemat e tij dhe duke marre mirenjohjen e tere
bashkesise kristiane kudo qe ndodhej . Skenderbeu dhe papa
stabilizuan maredhenie te ngushta me me synime te qarta per
mbrojtjen dhe lartesimin e kishes se shenjte. Kjo lidhje e ngushte
me papen dhe perendimin i perputhej me idete qe kishte Skenderbeu
dhe fisniket e tij per fatin e Mbreterise se Arberit ne ballkan dhe
Evrope. Pas renies se Skenderbeut Sulltani ndermori nje fushate
konvertimi ne myslimane ndaj arberve te krishtere duke perdorur
paketen e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si
defshirmeja(takse gjaku) ku cdo familjari I merrej djali I
vogel dhe nuk I kthehej kurre per tu perdorur si jenicer .Kjo takse
shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Nje pjese u
konvertuan duke nderruar vetem emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te
krishtera feshurazi Njihen raste qe dokumentohen edhe nga Frang
Bardhi ne vitin 1637 kur brenda nje familje (vellezer apo burre dhe
grua)jane me fe te ndryshme vetem per te shpetuar nga taksat apo per
te perfituar privilegje.
Gjurme ne qendresen fetare ndaj konvertimit ne fene islame ka lene
Shpati i Elbasanit gje qe deshmohet ne afresket e pikturuara nga
Onufri nga Neokastra (Elbasani)ne vitete 1556 ne kishen e Shen
Kollit dhe ate te Shen Premtes. Ne kete klime myslimanizimi
prifterinjte Shqiptare patriote si Archbishop of Durrės, Pal Ėngjėlli,
a close associate of Skanderbeg doli nevoje emergjente perdormi I
gjuhes shqipe ne kishe as the Formula of Baptism of 1462 AD.
It is a short sentence in Albanian Unte paghesont premenit Atit
et birit et spertit senit (I bless you in the name of the Father,
the Son and the Holy Spirit), which is found in a circular
(pamphlet) written in Latin
During a visit to Mat, Pal Ėngjelli noticed irregularities in the
religious practice and following this he left some directions and
recommendations with the Catholic priest, namely the aforementioned
blessing, which could be used by parents in baptising their children
in case they could not do it in church or there was no priest
available. The formula is written in the Latin alphabet in the
northern dialect of the ghegs (gegėrisht).
Duke perfituat nga kunder-refoma e papatit, me lejen e Selise se
Shejte per te konsoliduar krishterimin ne 1555 botohet Missal
by Gjon Buzuku which is the translation of the main parts of the
catholic liturgy into Albanian; it contains the services of the main
religious holidays of the year, comments from the book of prayers,
parts from the Testament as well as parts from the ritual and
catechism.
The Missal by Gjon Buzuku is written in the northern dialect
(gegėrisht), in the Latin alphabet, and is provided with some
special letters. The book has a relatively rich vocabulary and its
orthography and grammatical forms seem to be established, which is
indicative of an earlier tradition in the writing of the Albanian
language.
one Arbėresh priest in Italy Lekė Matrenga published in 1952 E
mbesuame e krishterė ("The Christian Faith"). It is a
booklet of 28 pages, the translation of a catechism. The book is
written in the southern dialect, in Latin alphabet, and is provided
with some special letters representing the sounds of the Albanian
language that are missing in Latin.
Me vone Pjetėr Budi perkthen Doktrina e Krishtere 1618
Pasqyra e te rrefyerit 1621 dhe Rituali Roman 1621
Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte
ne Rome ne 1634 vendosi qe franqeskanet te vendosen pergjithmone ne
zonen e Shkodres Zadrimes dhe Lezhes per te frenuar myslimanizmin.
Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e
Ohrit, qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e
angazhuar ne mbledhjen e taksave per sulltanin dhe nga studimet
shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim
Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine
dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka
shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes
kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar
helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i
kesaj por edhe per zona influence Selia e shenjte solli shume
dergata ne Arberi per te riperterire krishterimin me qender Romen.
Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe per
perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu
duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e
princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.
Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne
Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me
bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te
rendesishme per konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin
ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit
fshehtas nga prifterinjte per keta besimtare kriptokristiane etj. Ne
kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve.
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt
natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike
leka .Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I
konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te
gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca
mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te
kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar
gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si
Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur
interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike
shqiptare
Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se
fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi
ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te
garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga
shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem
te pasluftes.
Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori
parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u
mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes,
fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope,
karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te
rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje
shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin
situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI,
ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes
shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per
nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit
katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut Ne jemi ketu ne
Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot,
shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmoneDy revistat
katolike te viteve 30 Drita dhe Leka harmonizojne
doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen
fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet
shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne
praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore
shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per
uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan
mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian
dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga
politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte
besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje
ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit
italian dhe nazizmit gjerman.Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe
kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas
janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave
ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e
popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te
qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen
shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te
cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne
vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te
ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare
per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte
edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744.
Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme
e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi
edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin
te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819
deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te
vitit 1872
Pushtimi osman dhe pėrhapja
e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse.
Me rritjen e ndėrgjegjes kombėtare nė luftėn kundėr sundimit tė
huaj, nga shtresa e klerit vendės dolėn disa figura tė njohura si
Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani tė cilėt luajtėn njė
rol tė rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare. Gjatė Rilindjes
kombėtare nga rradhėt e dy degėve tė Krishtera pati klerikė qė
punuan pėr interesat e vendit e tė kulturės kombėtare, si Papa
Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollė Kaēorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet
Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per
te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej
nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere
nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė
qysh mė 28 Nėntor 1912. Me shpalljen e pavarėsisė nga Turqia,
Kisha Ortodokse e Shqipėrisė nuk mund tė mbrohej mė juridikisht
nga Patrikana, e cila ishte nėn juridiksionin e shtetit turk. Kjo
kishte ndodhur edhe me popullsitė e tjera tė Ballkanit qė kishin
qenė tė pushtuara nga Turqia. Kėshtu, kishin shpallur autoqefalinė
Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte
fituar kėtė tė drejtė qė nė shek.XIII.
Nė Amerikė kjo pėrpjekje filloi qysh nė Maj te vitit 1907. Njė
shkak qė i dha shtysė kėtij problemi, ka qenė njė ngjarje
konkrete. Mė gusht tė vitit 1907, vdiq njė djalė i ri, nė
qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku
zakonisht kryenin shėrbesat e tyre shqiptarėt ortodoksė, prifti
grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi
njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte automatikisht i
ckisheruar .
Pėr kėte shkak, shqiptarėt krijuan njė shoqėri fetare nė
Shtator 1907, me emrin Nderi Shqiptar dhe zgjodhėn njė
komision, qė ai ta lidhte shoqėrinė e Usterit me emigrantėt e
Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parė pėr njė
Kishe Ortodokse Shqiptare tė pavarur nė emigracionin e Amerikės.
Meqė shqiptarėt nuk kishin njė prift legal tė dorezuar nga njė
peshkop, vendosėn qė tė thėrrisnin njė prift nga Shqipėria.
Nga kandidatėt fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura
nga patrikana ,mė Mars te vitit 1908, F.Noli u dorėzua prift i
ligjshėm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje
ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gėzim nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė
ndodheshin dhe pati jehonė tė gjerė nė tė gjithė shtypin e kohės.
Pėr tė shkroi gazeta Drita e Sofjes, tė cilėn e nxirrte
Shahin Kolonja, Shpresa e Shqypnis, si dhe gazeta tė tjera
shqiptare tė Misirit dhe tė Amerikės.
Meshėn e parė nė gjuhėn shqipe, F.Noli e dha mė 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse
shqiptare kisha e Shėn Kollit nė Sauth Brixh, e cila perfundoi nė
vitin 1912.kisha e Shėn Palit dhe e Shėn Pjetrit nė Filadelfia.
Iniciativėn e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti
nga Rehova e Kolonjės at Naum Cerja. Nė vitin 1919 u ngrit kisha e
Shėn Mėrise nė Natik.
Pėr nevojat e Kishės sė re shqiptare e tė pavarur, F.Noli pėrktheu
me radhė nga viti 1908-1914, tė gjithė librat kishtare tė
domosdoshėm Sherbesat e Javes sė Madhe, Libri i Sherbesave tė
Shenjta, Libri i tė Kremteve tė Mėdha, Triodhi i
vogel, Lutjesorja dhe Pesėdhjetėvjetorja e vogėl.
Tė gjitha kėto pėrpjekje pėr njė Kishė Ortodokse Autoqefale
Shqiptare, F.Noli i bėri me synimin e krijimit tė njė peshkopate
ortodokse shqiptare nė Amerikė, fronin e sė cilės, nė tė
ardhmen ta shpinin ne Shqipėri.
Njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė Kishės Ortodokse Shqiptare
ka qene Kuvend i dates 16 Mars tė vitit 1919 ku u mblodh diaspora
shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kėrkoi
peshkopit rus tu jepte mundėsi qė tė formonin Peshkopatėn
Shqiptare tė Amerikės dhe tė dorėzonte peshkopin e tyre tė parė.
Pėr kėtė qėllim u bėnė shumė kėrkesa edhe nė kryepeshkopata
tė tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qė tė dorėzonte F.Nolin
peshkop dhe tė tri herėt u terhoq. Nė rrethana tė tilla mė 26
Korrik 1919, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, F.Noli iu
drejtue tė pranishmėve: Kush e bėri peshkopin e parė fare?
Dhe populli iu pergjigj: Tė parin fare e bėri populli. Dhe mua
populli tė mė dorėzojė se jam i pari fare pėr shqiptarėt -
tha F.Noli.
Nga ana tjetėr, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishėn
Ortodokse Shqiptare tė Amerikės kishė autoqefale dhe F.Nolin
peshkop tė saj.
Ndėrsa nė Amerikė ndodhnin kėto ngjarje, nė Shqipėri, e cila
ishte bėrė shesh lufte, mbizotėronin mitropolitėt grekė, si
Jakovi i Durrėsit e pastaj i Korēės, Njoftime kishte se Nė Shqipėri
vepronin bandat terroriste greke tė kompanive tė shenjta, tė
cilat vranė Papa Kristo Negovanin nė vitin 1904, terrorizuan
popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut nė vitin 1914, vranė At Stath
Melanin nė vitin 1917.
Pas gjithė kėtyre pengesave mė nė fund, mė 28 Prill 1921 at
Vasil Marku dha tė parėn meshė shqip nė kishėn e Shėn Gjergjit
nė Korēė.
Ngjarja mė e madhe pėr Kishėn Ortodokse tė Shqipėrisė ishte
mbledhja e njė kongresi gjithėshqiptar nė Berat, mė 10 Shtator tė
vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi qė si qender e Kishės
Autoqefale tė Shqiperisė tė ishte Korēa.
Kongresi vendosi qė gjuha e liturgjisė nė Kishen Ortodokse
Autoqefale Shqiptare tė ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u
mbyll mė 19 Shtator 1922.
Mė 21 Nėntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli
F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bė nė kishėn e Shen Gjergjit nė
Korēė.
Kėshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetėsh u krijua
Sinodi i Pare i Kishės Ortodokse Shqiptare qysh nė vitin 1478, kur
e gjithė Shqipėria (Arberia) ra nėn sundimin osman. Ky Sinod i
Shenjtė pėrbėhej nga Hireotheu, miropolit i Korēės dhe i
Gjirokastrės, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorės,
F.Noli, mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės. Ky Sinod sipas
F.Nolit, vijoi deri mė 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua tė
largohej nga Shqipėria.
Me pėrkrahjen e qeverisė,
erdhi nė krye te Kishės Ortodokse tė Shqiperisė at Visarion
Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop nė kėtė mėnyrė. Nė vitin
1929, ai u dėrgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i
Koshavacit.
Qė aty u thirr nė Tiranė dhe tok me peshkopin serb tė Shkodrės,
si dhe me dy peshkopė tė tjerė, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen
(Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytė tė Kishės Ortodokse
Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e
kundėrshtoi kėtė sinod Megjithėketė, duhet theksuar se
V.Xhuvani u tregua shumė energjik. Gjatė kohės qė ishte nė krye
tė Kishės ai mblodhi Kongresin II gjithėortodoks nė Korēė, mė
16 Qershor 1929
Nėn formulėn: Kishe e lirė nė shtet tė lirė, Kishė e ndarė
nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet:
Kryepeshkopi, peshkopėt, zėvendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i
Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodit, si dhe ndihmėsit
dhe zėvendėsit klerikė tė Kryepeshkopit dhe peshkopėve, duhet tė
jenė prej gjakut dhe gjuhės shqiptare, si dhe tė kenė nėnshtetėsinė
shqiptare.
Sinodi II i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrise,
po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u pėrbė nga: Kryepeshkop dhe
peshkop i Tiranės dhe i Durrėsit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot
Ambrozi, imzot Eugjeni. Mė vonė ky sinod u plotėsua dhe me
Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne
Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme
ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur
autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne
drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat
katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo
u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e
Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene
nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin
Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per
te negociuar por edhe per te kercenuar.Nė vitin 1933, qeveria e
mbretit Zog bėri presion edhe ndaj Xhuvanit qė ai tė jepte dorėheqjen
dhe u ngarkua Kristofor Kisi pėr tė formuar Sinodin e Tretė te
Kishės Ortodokse Shqiptare. U arrit qė mė 20 Shkurt 1937, qeveria
shqiptare tė niste delegatė pėr nė Athinė K.Kisin dhe laikun
Josif Kedhi.
Kėshtu, mė 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh
zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale.
Dekreti i lartė kishtar, Tomi., iu dorėzua K.Kisit. Me kėtė
rast, Patrikana i dėrgoi njė mesazh Ministrit tė Drejtėsisė
Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kotta.
Tani e tutje, kjo kishė edhe juridikisht e nė mėnyrė kanonike,
vendoste vetė pėr organizimin e saj, si pėr caktimin e peshkopėve
dhe tė peshkopatave, pėr pėrkthimin e liturgjisė dhe librave tė
meshės nė gjuhėn shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante tė drejtėn e shpjegimit e tė
interpretimit tė dogmės ortodokse dhe kėrkoi qė ndėr tė gjithė
peshkopėt e mundshėm tė fronėsuar nga Sinodi i shenjtė i Kishės
Autoqefale tė Shqipėrisė, dy prej tyre tė kishin, pėr kėtė
arsye, formim teologjik ortodoks nė shkollat greke dhe tė kishin
jetuar jashtė vendit, dmth nė Greqi ose nė Malin e Shenjtė, pėr
mjaft kohė. Ky ishte i vetmi kusht qė vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pėrbėhej
nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrėsit dhe i
Tiranės, Agathangjel Ēamēe, mitropolit i Beratit, Evllogji
Kurnila, mitropolit i Korēės, Pandeli Kotoko, mitropolit i
Gjirokastrės.
Islamizmi nė Shqipėri
Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė
vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve europianė.
Islamizmi u shfaq pėr herė tė parė i pranishėm nė kontinentin
e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė).
Nga kontaktet e spanjollėve me arabėt dhe kulturėn e tyre lindi
eposi i Sidit, nė tė cilin konflikti themelor ėshtė ai i kalorėsve
hispanikė me maurėt (arabėt).
Nga kontakti i frankėve me arabėt lindi epopeja kombėtare e
francezėve Kėnga e Rolandit, nė tė cilėn konflikti
zhvillohet midis morėve (arabėve) dhe vendėsve.
Disa shekuj mė vonė arabėt do tė ishin tė pranishėm nė
tragjeditė e Shekspirit (Othello, arapi i zi, nė tragjedinė
me tė njėjtin emėr).
Nė kėtė kohė (fundi i periudhės bizantine dhe pragu i pushtimit
otoman) shfaqen pėr herė tė parė arabėt tė fiksuar nė kulturėn
tradicionale shqiptare, nė baladėn e vėllait qė ngrihet nga
shtrati i vdekjes pėr tė mbrojtur nderin e motrės nga nji
bajloz i zi (a nji harap i zi) qė ka dalė prej detit.
Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė
dhe pelegrinėve pėrhapės tė islamizmit i takojnė shekullit tė
13-14-tė.
Misionarėt e parė tė fesė sė re mbėrritėn nė hapėsirėn
shqiptare nėn emrin e ortodoksisė. Njė prej kėtyre misionarėve,
qė solli bektazhizmin nė Shqipėri, njihet me emrin Shėn
Spiridoni dhe i pėrgjigjet figurės sė Haxhi Bektash Veliut.
Fshehja pas ortodoksisė lehtėsoi pranimin e islamizmit (fillimisht
nė formėn e bektashizmit) para se ushtritė perandorake osmane tė
pushtonin vendin. Kjo periudhė e parė pėrfaqėson fazėn e
islamizimit tė pėrzgjedhur paqėsor.
Islamizmi nė Shqipėri paraqitet si islamizėm europian,
joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtėrnguese pėrmes
zbatimit tė sistemit tė privilegjuar tė taksave dhe tatimeve ndaj
muslimanėve, pėrkundėr njė sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanėve
(pėrjashtim i atyre qė ndėrronin fenė nga detyrimet ekonomike,
nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė
Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit
islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme. Nė fazėn
e fillimeve pjesa mė e madhe e shqiptarėve mbanin zyrtarisht fenė
islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Nė kėtė fazė dėshmohen
kisha tė maskuara (nėntokėsore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave
(kriptokrishtėrimi, krishtėrimi i fshehtė ose i mbuluar me
muslimanizėm tė jashtėm) vazhdoi deri nė shekullin e 20-tė.
Nė shekullin e 18-19-tė islamizmi pati njė lulėzim fetar dhe
kulturor nė Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia
shqipe me alfabet arab, e njohur si letėrsia e bejtexhinjve,
qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė alhamiado qė qe
zhvilluar mė parė nė Spanjė.
Islamizmi la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes
ndėrhyrjes sė disa nomeve tė sherijatit. Por sherijati nuk u bė
asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te
luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona
Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit
XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca
e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare
boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace
kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga
kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne
keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi
ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit
dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si
burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se
perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me
ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja
ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te
mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te
besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te
bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr
perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku,
reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti
reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet
atij ne kete drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve
turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga
Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu
fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e
jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron
Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete
muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me
kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare.
Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te
tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion
tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur
shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas
dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe
e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh
kombetar Naim Frasheri
Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė
12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė 1925, kur
Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr
krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės
Botėrore tė Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di
se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore
tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės
sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi
besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės.
Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin
1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve
dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur
gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.
Historia e Kishės
Ungjillore Protestante nė Shqipėri, zė fill mė 18 Tetor 1873,
kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarė nė qytetin
e Manastirit. Kėta misionarė fisnikė krijuan aty Bashkėsinė e
parė Ungjillore. Ndėr anėtaret e parė tė Bashkėsisė
Ungjillore tė Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi
shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste
per ne Shqipėrisė, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi
qytetin e Korēės, ku predikimet e para i bėri nė Mėsonjtoren
Shqipe, mė 3 Maj 1890, duke patur si pikėsynim zgjimin e popullit
tė tij, si njė misionar atdhetar. Predikimin e Fjalės sė
Krishtit, ai e quante vėrtetė njė detyrė patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia ēelen nė Korcė shkollėn e
vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Mė pas, duke
thyer luftėn qė Patrikana i bėnte shkollės dhe Gjerasimit, numri
i vashave nė shkollė u shtua. Te shumta kanė qenė vashat qė
mbaruan shkollėn e Qiriazit.
Me 14 Nėntor 1892 u themelua bashkesia Vėllazėria
Ungjillorene te cilen bėnte pjesė Gjerasimi, Gjergj Qiriazi,
Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci,
Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqėri ungjillore pati dhe organin e saj qė u quajt Letra
e Vėllazėrise, numri i parė i sė cilės u botua nė Korce nė
nentor tė vitit 1892.
Besimet fetare ne periudhen
1944 1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri nė shenjė kryesisht Kishėn Katolike
tė Shqipėrisė, duke e cilėsuar atė si ēerdhe tė agjentėve tė
huaj nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, qysh nė fillim, Kishės
Katolike Shqiptare iu kėrkua tė bėnte njė sakrilegj kanonik, tė
shpallte autoqefalinė e saj. Te dy peshkopėt katolikė, imzot Gaspėr
Thaēi dhe imzot Vinēenc Prennushi nuk e pranuan njė gjė tė tilė.
Shteti komunist i burgosi tė dy, duke dėnuar me 20 vjet burg imzot
V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke dėnuar me pushkatim imzot
Gaspėr Thaēin.Pas shumė mundimesh nė burg, vdiq nė vitin 1949
dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrėsit dhe i Tiranės. U
arrestuan 30 franēeskanė, 15 jezuitė dhe mjaft seminaristė. Disa
prej tyre u pushkatuan e disa vdiqėn tė munduar nėpėr kampe pėrqėndrimi
dhe nė punė tė detyruar.Nė vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre
Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kėtė vit, u pushkatuan Frano Gjini,
Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Nė vitin 1946 u dėnua dhe u pushkatua nė
Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalėt e tyre tė fundit ishin: Rroftė Krishti mbret! Rroftė
Shqipnia dhe pa ne!
Nė vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishės Katolike tė Shqipėrisė
Bernardin Shllaku, por atij i vunė njė mbikqyrje tė fortė. Ndėrkaq
ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj
katolik qė vepronte nė dioqezat e Shqipėrisė, u dėbua qysh nė
vitin 1946.
Nė vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin
ateist tė rinisė. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh nė vitin
1964 dhe u dėnua me 25 vjet burg.Vdiq nė spitalin e Tiranės nė
vitin 1980. Atėhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe
vuajtjet, doli gjallė nga burgu por vdiq si kardinal nė vitin
1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare
ne shekullin e 20
Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qėndroi
deri nė vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorėheqjen.
Kisi vdiq mė 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri nė vitin 1949
Sinodi IV i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u formua
mė 25 Gusht tė vitit 1949, me kryepeshkop tė Kishės Ortodokse
Autoqefaqle tė Shqipėrisė, Paisi Vodicėn. Ky u shpaLL
KRYEPESHKOP i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe
peshkop i Durrėsit dhe i Tiranės, Qiril Naslazi u vendos
mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korēės, Damjan
Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrės. U shpall peshkop
sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjėherė Patrikanėn Ekumenike tė
Kostandinopolit pėr Sinodin e ri, por Patrikana e quajti
kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si tė tillė.Vodica pėr
arsye politike e lidhi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė
me Patrikanėn e Rusisė komuniste. Kėshtu qė, Sinodi IV mori
karakter tė theksuar politik. Pėr kėtė shkak, u dėrgua nga
Patrikana nė Amerikė peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkės, pėr
tė mos lejuar qė Kisha Ortodokse Shqiptare nė Amerikė tė binte
nė pozitat politike tė Kishės nė Shqipėri.
Mė 1967 besimet fetare dhe
institucionet e tij e ndėrprenė me dhunė veprimtarinė e tyre per
te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Lėvizja kundėr institucioneve fetare e nxitur nga shteti
diktatorial kominist u mbulua gjoja me njė lėvizje tė rinisė
ateiste. Shumė kisha u kthyen nė salla publike, disa u kthyen nė
salla bagėtish, disa u rrėnuan plotėsisht. U prishėn 2169
objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atėhere u burgosėn 217 klerikė
pėr terror e disa prej tyre vdiqėn nėpėr burgje ose u
pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 dėnonte propagandėn fetare si dhe pėrhapjen
e liturgjisė. Sipas ketij kodi u dėnuan shumė ish-klerikė, por
edhe laikė.
Kisha Katolike e Shqipėrisė qė i kishte dhėnė vendit dhjetra
intelektualė, studjues me emėr, poetė e shkrimtarė, si at Shtjefėn
Gjeēovin, Preng Doēin, at Gjergj Fishtėn, Dom Ndre Mjedėn, at
Donat Kurtin etj, kishte pėsuar njė nga goditjet e saj mė tė mėdha
gjatė gjithė historisė sė saj nė Shqipėri.
Shpallja e Shqipėrisė (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt
e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine
kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist nė tė
gjithe globin tokėsor, kishte habitur tė gjithe botėn. Vatikani
nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te
cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te
ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se
sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste
fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne
kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe
triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u
forcua edhe ndjenja e tolerances fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare
kishte edhe aktiviteti fetar humanitar i Nene Terezes, i
shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne
emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes sė rendit ateist nė Shqipėri, mė 4 Nėntor 1990,
patėr Simon Jubani qė ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo
A.Sevilla qė ishte dėbuar nga Shqipėria qe nė vitin 1946, dhanė
njė meshė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit, nė kapellėn e
vogėl tė varrezave tė Shkodrės, e cila shėrbeu si altar.
Pjesmarrja nė meshė ishte e jashtzakonėshme. Po atė ditė, u dha
njė duva nė Xhaminė e Plumbit nė Shkodėr nga myslimanėt.
Filloi sėrish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Besimet fetare pas vitit
1990
U kthyen nė Shqipėri emisarėt e Kishės Katolike te Shqipėrise,
misionarėt dhe tė dėrguarit apostolikė tė Selisė sė Shenjtė,
midis tyre dhe klerikė katolike shqiptarė qe kishin dalė gjallė
nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i
ardhur nga jashtė vendit etj.
Klerikėt ortodoksė qė kishin mbetur gjallė fillluan tė
aktivizohen pranė kishave qė kishin mbetur mė kembe, tė cilat
filluan ti ripėrtėritin. Nga Patrikana Ekumenike u dėrgua
peshkopi misionar A.Janullatos, i cili ėshtė pėrpjekur per
ringritjen e kishave ortodokse tė shkatėrruara, si dhe pėr
rikthimin e pronave tė tyre tė rrėmbyera.
Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga
primatėt e tyre si Papa Gjon Pali II mė 25 Prill 1993 dhe Patriku
Ekumenik, Vartholomeu I, mė 2-9 Nėntor 1999. Po kėshtu ėshtė pėrtėritur
nė menyrė tė dukshme Kisha Ungjillore e Shqipėrisė, pėrmes
misionarėve dhe bashkėsive tė krishtera ungjillore nė tė gjithė
vendin sidomos nė qytete, dhe nė Kosovė. Kisha Ungjillore e Shqipėrisė
ecėn sipas traditave tė saj tashme evropiane, duke shtrirė
veprimtarinė nė pėrhapjen e lajmit tė mirė, sidomos nė
shkolla, ku ajo ka dhėnė ndihmesė tė shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga
shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar
ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne
bote.Kėshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojė, Has,, Kukės,
Dibėr, Mat), Malėsia e Tiranės dhe e Krujės, Mallakastra, Malėsia
e Kėrrabės, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e
Maqedonise janė kryesisht tė banuar nga popullėsi e besimit
mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malėsia dhe Fusha e Lezhės
pjesėrisht, Kurbini, Zona e Shkodrės dhe arbereshet e Italise janė
populluar kruesusht me banorė tė besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesė dhe zonės sė Beratit, lugina e lumit
Drino, Lunxhėria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrėza e Pėrmetit,
pjesėrisht rajoni juglindor dhe Fushėgropa e Delvinės janė
populluar me banorė tė besimit ortodoks. Nėpėr qytete i has tė
gjithė besimet, ndėrsa nė disa qytete si Tiranė, Elbasan, Vlorė,
Korēė, Durrės.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet tė cilat kane qene dhe
jane me perberje feytare tė pėrzier si Shkodra , Tirana,
Gjirokastra Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrėsi etj. Ne keto qytete
ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas
viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarėt jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndėrfetare
gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe
bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara
nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit
administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor)
dhe atė bizantin (lindor) me ane te vijes se Teodosit" qe
kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si
pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit
prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe
XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per
ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se sa here qe ne
perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo
anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin
ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances
fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje
strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene
veten si te lene pas dore
Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė
ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės,
Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre
dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura
"kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e
ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr
faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus
protectorati" - mbrojtja e klerit.
Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e muslimanizėm)
nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė
njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė
e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve.
Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė
familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė
bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė
Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet
qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė
(Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi,
kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė
shenjta tė ortodoksisė.
Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike.
Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti,
predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė
lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm
tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e
tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit
Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė
muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi).
Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė
pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt
u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre
karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shume raste te treguara
dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syfyret e
Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia
ishin larg prej debores apo motit te keq.
Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier
me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit
edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė
dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe
mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan
shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur
bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene mos I preki
njeri se keto jane themelet tona.
Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė
krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė
periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve
veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e
Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin
e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės -
Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e
Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė
poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin Baba
Tomorrit Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės,
festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin
dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr
gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn
dhe qiellin.
|