|
Trashegimia arkitektonike
sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per
nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit
tone
Fillimet e arkitektures
ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e
zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te
mesem,d he ne Maliq qe i takojne neolitit .Banesa ndertohej mbi nje
platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne
Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne menyre te
cregullt.Ndertimet palafite jane perdorur nga iliret per nje kohe te gjate
qe perfshin dhe tere periudhen e hekurit.
Banesat prehistorike kane qene tre tipesh:1-Banesa te futura krejtesisht
ne toke,si ne Cakran Fier ;
2-Banesa gjysem nentoke,perseri ne Cakran ; 3-Banese mbi toke qe eshte
zakonisht nje kthineshe
Unitet arkitektonik
paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu
dhe ne zgjidhjen planimetrike.Duke ndryshuar funksionin nga strehime te
nje faze para urbane,ne qendra te verteta urbane fortifikimet pesojne
evolucion ne zgjidhjet dhe format arkitektonike,si dhe ne tekniken e
ndertimit.Keto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve antike.
Arkitektura gjatė shekujve 5-1 p.e.s.
Gjate kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje perudhe
lulezimi.Arkitektura dhe Urbanistika e ketyre qyteteve jane bazuar ne
arritjet e arkitektures helene po jane te lidhura me realitetin ilir,.
Krahas qyteteve koloni , ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe nje
tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u
vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me nje
teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave
mbrojtese.
Kullat e fortifikimeve
antike ne vendin tone kane forme katrore,rrethore dhe patkoi.Ne format
planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit,fortifikimet kane nje fare
uniformiteti si ne elementet mbrojtes:kurtinat,kullat,hyrjet, te cilat i
nenshtrohen nje evolucioni te caktuar.Muratura e fortifikimeve realizohej
me gure ne te thate me gure te thyer,te latuar,dhe te parapregatitur
Trajtimi urbanistik i
qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret.Nga
ana tjeter, vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te ndryshem
urbanistike.
Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, deshmojne per nje sistem te
rregullt dhe te perparuar urbanistik.Ky sistem eshte karakteristik si per
qendrat e krijuara rishtas si Antigonea,ashtu dhe per qendrat e themeluara
prej kohesh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri deshmon per nje urbanistike
mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e
urbanistikes se rregullt romake.
Ndonese Buthroti e ka
akropolin ne mes,vecorite e terrenit kane krijuar nje skeme tjeter.Ne
hapesiren e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues
zhvillohet qendra e qytetit,ndersa ne shpatet veriore dhe lindore
perqendrohen banesat.
Hyrja ne qytet eshte
vendosur ne nje pozicion para se ciles hapet perspektiva e
qendres.Monumentet qe perbejne qendren jane shetitorja,theatri,tempujt etj
Shkeputje te akropolit nga qyteti kane qytetet skela si Dyrrah dhe
Aulona,sa disa gjeografe dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e
poshtem si dy qytete te ndryshme.
Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni,Antigone dhe gjatesor
ne Bylis dhe Dymal.Ne Antigone jane zbuluar 3 sektore ne te cilen rruget
kryesore priten me njera tjetren me kende te drejta duke formuar parcela
drejtekendeshe 50m te gjata.
Banesa e formes me te
zhvilluar paraqitet ne Apolloni,si banese me peristil.Ne te si berthame
qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet perj nje koridori te
mbuluar.Per sa i perket dekorit te brendshem, pervec gjurmeve te dyshemese
me mozaik ne banesen e Apollonise,ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja
shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur.Ne rrenojat e nje
shtepie ne Durres u gjet ne gjendje mjaft te mire nje mozaik i shekullit
4-3 p.e.s. i cili eshte nje nga mozaiket me shprehes dhe artistike te
botes dhe qe quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik
Kombetar .
Ndėrtimet Shoqėrore
jane treguesit me te rendesishem te nivelit te arkitektures se
antikitetit.
Ne Apolloni,Orik,Buthrot etj tempujt zene pikat dhe dominuese duke luajtur
rol te madh ne trajtimin urbanistik te qytetit.Por ka dhe raste kur
tempujt jane jashte qyteteve qe te perdoren dhe nga popullsia fshatare.
Tempulli me i hershem eshte ai i Artemisit ne Apolloni dhe Asklepit ne
Buthrot.Kemi dy tipe tempujsh:me portik me 4-6 kollona ne anet e ngushta
dhe me kollona vetem ne balle (me ante).
Shėtitorėt. (stoa)gjate periudhes antike qene pjese e pandare e
formulimit urbanistik te qytetit Ato shquhen per anen ndertimore dhe
zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me
kollona,te hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin dhe
shetisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te forte, shpesh edhe per
mesim. Prej shetitoreve njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.
Teatrot e kesaj peridhe
njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te cilet kane te
perbashket ndertimin e shkallares ne trajte gjysem-rrethi,ne shpate
kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qe ndryshon
midis tyre eshte madhesia qe varet nga fuqia ekonomike e qendres qytetare.
Teatri me i madh eshte ai i Apollonise. Prej tij jane zbuluar si pjese te
skenes,me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe nje
friz me triglife.Ne gjendje te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit per 1500
spektatore dhe qe inkuadrohej mire midis shkembit te akropolit dhe murit
rrethues.Me i vogli eshte teatri i Nikaes per 1000 spektatore.
Stadiumet. Gjate
shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati nje zhvillim te vecante dhe u ndertuan
vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky stadium ka nje
forme antike tipike me nje piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere
dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe
ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh gelqerore
Arkitektura nė
shekullin 1-5 e.s.
Ne kete periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e
meparshme;fortifikimet behen te njejta ne tekniken e ndertimit.Por me
pushtimin e Ilirise nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si
Dyrrahu,Buthroti,Bylisi,Skodra etj,ku vendosen shume veterane dhe tregtare
romake.
Influenca romake ne keto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romaket
gjeten nje arkitekture te perparuar bashkekohore,por teknika e ndertimit
nen pushtimin romak,arriti ne nje nivel shume te larte.
Orientimi i arkitektures romake drejt asaj helene u ndie me shume gjate
periudhes se mbreterimit te Augustit kur dihet qe perandori nuk e la kurre
Romen ashtu sic dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apolloni
Nga fillimi i shekullit te 6,ne periudhen e sundimit te perandorit
Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te trefishte, ndertohet nje hipodrom,
dhe persoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonese qyteti u shkaterua nga dy
termete,u rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe
Dyrrahu qe nje qender zejtaro-tregtare e rendesishme.
Ne drejtimin urbanistik qytetet e kesaj periudhe i permbahen kryesisht
skemave te trasheguara Keshtu ne Apolloni urbanistika e qytetit
percaktohet prej rrjetit te meparshem rrugor hipodamik qe nuk peson asnje
ndryshim per vec se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin nje pamje te
re qendres.Ne formulimin e qendres shtohen monumente te reja
si:odeoni,biblioteka, buleuterioni etj.Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon
sipas izoipseve dhe objektet jane te vendosura ne menyre te crregullt
sipas terrenit,1/4 e te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit
karakterin e nje kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.
Banesat ne Buthrot jane pergjithesisht me peristil, ndersa ne Apolloni
eshte zbuluar nje banese me atrium qe i perkiste shtresave te pasura,dhe e
zbukuruar me mozaike.
Monumenti me i madh i
periudhes antike eshte amfiteatri i Dyrrahut,i ndertuar ne fillim te
shek.2 ne skajin perendimor te rrethimit te qytetit.ne formen e
eklipsit,ai ka permasa 150m gjatesi dhe 20m lartesi.Amfiteatri shfrytezon
pjerresine e terrenit per nje faqe te shkallares.Arena ka forme
eliptike,ndersa shkallarja pershkohet prej galerish te mbuluara me qemer
te perforcuara me nervatura mbi 2m te gjera dhe 4m te larta.
Ne qender te qytetit te
Apollonise jane gjetur monumente me vlera te vecanta si Odeoni (teater i
mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Keshilli
I qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit eshte gjetur edhe bazamenti i
Harkut te Triumfit.
Gjurme te biblotekave jane gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.
Ne kete periudhe ndertimet termale gjenden ne shumice dhe kthehen ne
ambjente me karakter shoqeror. Ato kane nje trajtim te rregullt
arkitektonik dhe estetik,te zbukuruar me mozaike me vlera te rralla
artistike,si banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut ku
termat shquhen per nje arkittektonike te persosur .
Ndėrtimet e hershme tė
kultit kristian
Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fese krishterene
shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndertimi i nje sere monumentesh
kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake te
shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe
Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje rajon te gjere duke perfshire
Ilirine nga veriu deri ne jug.
Bazilikatat ishin
ndertime me karakter shoqeror me te pershtateshme per qellime kulti per
kohen. Karakteristike e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i
madh dhe me i larte,dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja behej
nga ana me e gjate.brenda ka nje aks gjatesor dinamik qe perputhet me
drejtimin e levizjes nga perendimi ne lindje drejt altarit.
Bazilikat ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata druri si influence
i lidhjeve me Romen. Me e madhja e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e
Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.
Ndėrtimet me planimetri
qėndrore. Keto ndertime perbejne nje grup te vogel por jo me pak te
rendesishem te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike eshte ndetimi
rreth nje ambjenti kryesor me planimetri me simetri qendrore
rrethore,katrore,poligonale ose bashkim te tyren.Ketu aksi vertikal
mbizoteron ndaj atij gjatesor.
Baptiseri i Butrintit perben nje nga deshmite me me vlere te arkitektures
dhe artit te shek 5-6, rendesia e te cilit kalon kuadrin lokal,duke qene
me i madhi me planimetri qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja me forme
rrethore me diameter 13.5 m eshte mbuluar me nje mozaik shumengjyresh me
motive kafshesh dhe gjeometrike te nje vlere artisitike shume te larte.
sDy radhe kollonash graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur
mbulesen
Arkitektura nė shekujt
7-15
Arkitektura bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen e nje arkitekture
Ilire paraardhese e ndikua edhe nga factore te rinj dhe te ndryshem te
kohes.
Duke zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine , ne
korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone
sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave
arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas.Gjate mesjetes se hershme
dhe te mesme,kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke filluar nga
banesat,ndertimet mbrojtese,ato te kultit si dhe ndertimet inxhinjerike.
Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues, tregon se
arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron prapa asaj te vendeve
fqinje me te zhvilluara,dhe flet per kontakte te vazhdueshme me keto
vende,per ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne
elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
Nje zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes se konsolidimit te
principatave feudale shqiptare.Nje fenomen urbanistik me rendesi qe merr
zhvillim te plote ne kete periudhe,dhe qe kishte te bente me zhvillimin e
qyteteve sidomos gjate shek.13-14, eshte lindja e varosheve ose lagjeve
jashte mureve rrethuese te quteteve.Kjo dukuri shenoi lindjen dhe
zhvillimin e qytetit te hapur.
Gjate shek.13-14, me periudhen e fuqizimit te principatave arbereshe me
qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese paten
zhvillim te dukshem, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa
raste rrethohen dhe varroshet.
Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere,i perkasin
shek.13-14.. Me gjithe ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes
perendimore, ato kane disa vecori qe i dallojne nga te parat.
Fortifikimet mesjetare mund ti ndajme ne qytete te
fortifikuara,keshtjella te ngritura si seli e feudalit,per qellime
ushtarake,si pika vrojtimi te rrugeve etj.Qytetet qe linden ne mesjete e
kane origjinen tek keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela,
Kruja,Gjirokastra etj.Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre
pjese te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre:qytetin e poshtem,te
mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella
qendronte ne vendin me doniues te qytetit.
Gjate shek.15, per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke,ne mjaft
krahina te Shqiperise u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra te
ndryshme arkitektonike.Procesi i lindjes se qytetit te jashtem u pengua
seriozisht.Gjate kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante
ndertimeve mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve dhe
menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat e Lezhes, Petreles,
Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene teper i
fortifikuar.
Arkitektura e
fortifikimeve e shek. 15-19 perfaqesohet me rikonstrucksionin e qendrave
startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe
kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.
Fortifikimet e shekujve
18-19 i perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne
fillim te shek.18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit nga
Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve,u dallua per
ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena,.Ne ndertimet e tij,Ali
Pasha,perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinjeresh te huaj.Vec
kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem shqiptar si ne Janine,
Preveze, Arte Sul etj,ndertoi shume te tilla brenda territorit te sotem
shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint, Libohove,
Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e
fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e
ndertimit me gure te latuar,nga format e rregullta
gjeometrike,kullat,frengjite per topa dhe elementet dekorative.
Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19,jane
madheshtia e tyre dhe fortesia per ti bere balle artilerise, format e
rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe
kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi i
formave poligonale te kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe
krijimi i parapeteve me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem,ato
jane me gure te latuar,trajtimi monumental i portave dhe dekoret
dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.Ndėrtimet
e Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te
tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me
kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me cati. Keto te fundit kane
qene tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si ne
Shkoder,Kruje,Berat,Elbasan dhe Kanine.Me interes eshte teknika e
ndertimit dhe strukturave te tyre si kupolat,qemeret,harqet e shkallezuar
neper dritare, teknika e ndertimit me gure e tulla te mureve te jashtem qe
perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per influencen e stilit vendas ne
keto objekte. Perdorimi i harqeve te te mprehte ne forme fund lundre,
eshte nje element formal qe me vone ne fund te shek.18, zevendesohet me
harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne
ndertimet e kultit te krishtere.
Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e ndertuar me
1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te
Stambollit.Vellimi qendror ,i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne
qoshe ose me kupole,prezenca e portikut,vendosja ne tre rradhe e dritareve
jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie.Ne anen e jashtme nje rol te
madh lozin dhe minaret.
Arkitektura e Kultit tė
Krishterė trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokkristiane dhe
duke filluar prej pjeses se dyte shekullit te 16 filluan te ndertohen
kisha te vogla qe vazhdojne te ndertohen deri ne pjesen e pare te
shekullit 18 ku arrijne edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere
karakterizohet nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave duke tregua
individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur ekspresione te reja
arkitektonike.
Gjate shekujve 16-19 u ndertuan nje seri veprash te kultit te krishtere .
Fillimisht ato ishin te vogla dhe me planimetri te thjeshta. KIshat me
vlera te vecanta u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat per vlerat e
vecanta bazilika e Voskopojes.
Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme: 1 -Nje nefeshe- 2-Me
strukture ne forme kryqi me kupol 3 -Bazilikat
Kisha e Shen Kollit ne Voskopoje eshte nje nga monumentet me me vlere qe
kemi trasheguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme jane te veshura
me piktura nga kryemjeshtri i shek.18 David Selenica dhe vellezerit
Konstandin dhe Athanas Zografi.
Ne te gjithe kete larmi tipesh te kishave,te perbashket kane theksimin e
aksit te zgjatur horizontal, dhe aty ku eshte i pranishem aksi vertikal.
Trajtimi dekorativ karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta
dhe hapesira te pakta ndricimi.
Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto ndertime formonin nje teresi
arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha. Brenda nje manastiri takon
ndertime me karakter te ndryshem, por ato kane krijuar ansamble qe
dallohen per nje kompaktesi kompozicionale,ku cdo ndertese ze nje vend te
caktuar ne saje te funksionit qe permbush.Me vlera te vecanta
arkitektonike dhe ikonogtrafike jane manastiri i Ardenices dhe i
Apollonise
Zhvillimi Urbanistik i
Qytetit Mesjetar tė shek.15-19
Megjithese Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore,
qyteti shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi.Ne
shek.17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht.Te dhenat e
udhetarit Evlia Celebia,nga pershkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohes
kishte pesuar rritje te konsiderueshme si Berati,Gjirokastra,Elbasani
etj,qe u ruajt dhe gjate shek.18-19.duke marre fizionomine e tij
urbanistike,qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues.Gjate
shek.17,pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi dhe prodhimi
dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta.Pazaret e qyteteve
ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen ore me kembane.
Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase faltorja me
kullen e sahatit,si nje ndertim monumental qe se bashku me ndertime te
tjera shoqerore si banjat,medreset etj,pasuron me shume qendren e
qytetit.por cdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam
dhe cezme.
Shekulli 19 shenon nje ritje te metejshme te qytetit shqiptar.Ne cdo qytet
pazari rritet si qender prodhimi dhe shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve
gjate ketij shekulli verehet nje ecuri e pa barabarte e cila
karakterizohet nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik,p.sh.
neqoftese Elbasani,Gjirokastra, dhe Berati ne pergjithesi nuk ndryshojne
tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje proces zgjerimi, ne zonen ku
shtrihet sot,duke iu larguar kalase e cila humb cdo funksion ne mesin e
shekullit te 19. Rritje te bujshme ka dhe Korca,qender tipike
zejtaro-tregtare. Ne qoftese ne Shkoder qyteti u zhvillua pa plan,ne Korce
zgjerimi i tij u be sipas nje plani, duke u shkeputur nga tradita
mesjetare.
Qyteti i vone shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e
dyte e shek.17, duke zgjidhur ceshtjet kryesore te tij si shtrirjen e
qytetit,vendosjen e qendres se tij, rrjetin rrugor etj.Kjo skeme u ruajt e
pa prekur ne arritjet e saj kryesore.
Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
-Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
-Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet.ose te pjerret si Tirana,
Kavaja , Elbasani .
Qytetet me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta, por dhe me te
zhvilluarat. Fillimisht qyteti eshte i lidhur me fortifikimin,por me vone
me lindjen e varosheve,qyteti shtrihet jashte fortifikimit.
Terrenet e aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka
ndikuar mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te
detyruar, ku te gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar
ndertime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje problem ne
kete rast.Ndertimet vendosen ne forme vargu si ne lagjen Mangalem te
Beratit ose kane shtrirje me te lire si ne disa lagje te Gjirokastres.
Lidhja e persosur me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre ansambleve.
Banesa del drejtperdrejt ne rruge,duke marre pjese aktivisht ne formimin e
saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e baneses 2-3 kat, e cila per vete
kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr shkallesh, eshte elementi
kryesor mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet e kultit
humbasin ne keto ansamble, duke u shkrire me masen dinamike te amsamblit
te banesave ne forme shkalle qe eshte edhe elementi me i qenesishem
arkitektonik i ketij kompozicioni.
Nje karakter tjeter kane
qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet.Ndertimet jane te
rralla, me troje te medha dhe te rrethuar me mure te larte.Banesa shume
rralle merr pjese ne formulimin e rruges. Gjelberimi i dendur shpesh
mbulon banesen.Qetesia kompozicionale ketu thyhet vetem nga ndertimet e
kultit mysliman. Ato zakonisht ndertohen ne sheshe,duke bere me te
percaktueshme efektin e volumeve te tyre dinamike.
Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra dalloheshin nga
banesa.Banesat e te pasurve ndertoheshin ne troje te pershtateshme, te
gjera,plot drite e gjelberim,kurse shtepite e te varferve ne troje te
ngushta dhe pa shume drite. Dasite fetare jane pasqyruar gjithashtu ne
qytetin shqiptar mesjetar.
Ne qytetet me mure mbrojtes, rruget kryesore zene fill nga hyrjet e kalase
duke u shperndare pastaj ne nje mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne
pergjithesi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugeve pingule me
to, te cilat realizoheshin ne formen e shkalleve. Nje vend te rendesishem
lozin dhe rruget qe lidhin qendren tregetare me zonat e banimit si dhe
rruget midis lagjeve.
Ne qytetet e rrafshet,rruget kruesore jane vazhdim i atyre qe lidhin
qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te rrugeve te ngushta te qyteteve
shkembore,ne qytetin e rrafshet rruget jane me te gjera ,por shpesh pa
krye te cilat shtrohen me kalldrem.
Gjelberimi eshte karakteristike tjeter e qytetit te asaj kohe.Vecanerisht
ne lagjet me terren te aksidentuar, gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me
trojet ne menyre te netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te saj.
Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto
qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe
Korces, i pergjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek.18-19.
Banesa Shqiptare
Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze
banesa,per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve arkitektonike
ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptaret.Banesa pati
lulezimin e saj gjate shek.18-19, ku ajo dallohet per nje tipilogji te
pasur dhe te kristalizuar,si dhe per arritje me vlera te medha si ne fshat
dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare qe perkon me lindjen e
mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne pasurine e madhe te vlerave
arkitetktonike te baneses..Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga
banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqiperise se veriut. Banesa qytetare
ne shumicen e rasteve eshte banese nje familiare, por rralle hasim dhe
banesa per dy vellezer qe zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.
Banesa qytetare gjatė
shekujve 16-19
Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4
grupe:
-Banesa me shtepi me vater zjarri(banesa Tiranase)
-Banesa me hajat
-Banesa me cardak
-Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)
Urbanistika dhe
Arkitektura e qyteteve Shqiptare nė gjysmėn e parė tė shek.XX
Kjo periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e
qeverise se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, ne fund me
pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne ti
nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga
arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin ti jepnin qyteteve
shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqiperise,dhe qeveria e Fan Nolit
vendos ti jape qytetit pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i
cili duhet te ishte njekohesisht dhe qender administrative.Per kete aresye
projektohet per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi
Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi
historik Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh,
dhe qe ka autor ing.Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit,se
bashku me dy autore te tjere;njeri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak
Weiss.
Foto me projektin e Eshref FRasherit
Mbreti Zog i dha nje
rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje
pjese e te cilave gjeti zbatim.Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i
bulevardit te madh i quajtur bulevardi Mbreti Zog,dhe ndertimi i
ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore te qytetit dhe
percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brendashkruante
nje siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne
perspektive,si p.sh. zona industriale,e banimit,e gjelberuar etj.Ne kete
periudhe autoret e planeve rregulluese jane arkitektet austriake,ku
vecojme arkitektin Kohler.
Ne periudhen e pushtimit
nga Italia fashiste pas 1939 ,arkitektet italiane rishikojne te gjitha
planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i bejne nga
fillimi.Arkitektura dhe Urbanistika ne kete periudhe eshte racionale,pra e
tipit fashist.Dallohet kompleksi i sepates se liktorit ne fund te
bulevardit kryesor te Tiranes i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani
UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku vecohet ark.
Gerardo Bosio,Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kane realizuar hartimin
e planeve rregulluese te Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit,
Petreles, Sarandes etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes
racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me
pronen private etj. Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me
vila private, duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine, teqen,
kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te
qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane
jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas
clirimit.
Piramida e
ndertuar si Muzeum per Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne
Qender nderkombetare te Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia
privoi shqiptareve per 50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane
|
|
|