|
Nė kulturėn e shqiptarėve ka lėnė gjurmėn e
saj tė thellė historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesė e trevave tė lashta ilirike, udhė kryqėzimi e qytetėrimeve dhe
e interesave gjeopolitike gjatė dyndjeve barbare e mė pas, provincė e
perandorive tė perėndimit dhe tė Lindjes, tė Romės e tė Bizantit,
pasi kishte bėrė e ēbėrė gjatė shekujve, despotate e principata tė
pavarura, dhe pasi kishte formuar mė sė fundi shtetin e Skėnderbeut, i
cili u qėndroi pėr njė ēerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer
nė mburojė tė krishtėrimit dhe tė qytetėrimit europian, Shqipėria e
cfilitur nga luftėrat, pas vdekjes sė heroit tė rezistencės sė saj, Gjergj
Kastriot-Skėnderbeut (1468), kishte rėnė nė fund tė shek.XV
nėn zgjedhėn e Perandorisė sė Sulltanėve.
Vendi ishte kthyer pas nė njė fazė zhvillimi ekonomiko-shoqėror
historikisht tė kapėrcyer. Rrjedhat normale tė kulturės shqiptare, qė
ecte nė njė hap me humanizmin evropian, u ndėrprenė. Pasoja e parė e
pushtimit ishte hemoragjia e elitės intelektuale nė Perėndim. Prej saj
u shquan figura, qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historiani M.
Barleti (1460-1513), qė botoi nė Romė mė 1510 njė histori tė
Skėnderbeut, e cila u pėrkthye thuajse nė tė gjitha gjuhėt e Evropės,
ose M. Beēikemi (1408-1526), Gj. Gazulli
(1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli
(shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e tė tjerė, qė u
dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
Ndėrkaq, nė vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturės
materiale e shpirtėrore u zhdukėn nėn rrėnojat e shkatėrrimit tė
luftėrave; gjysmėhėna e uli kryqin dhe gati dy tė tretat e popullatės
nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame. Por ky ndryshim
drastik i strukturės fetare nuk pengoi qė Shqipėria tė ishte pėrherė
njė nga provincat mė tė paqeta tė Perandorisė dhe as qė kultura
shqiptare tė mbijetonte edhe nė kushtet e njė pushtimi disashekullor, nėn
trysninė e islamit e tė botės kulturore tė orientit, qė pati njė
ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, veēse pa arritur tė shtypė
natyrėn shqiptare tė kulturės vendėse.
Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes lėvrimit
tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht tė
qarkut konfesional katolik nė veri, por edhe ortodoks nė jug.
Reforma protestante gjallėroi shpresat e zhvillimit tė gjuhės e tė
traditės letrare vendėse kur prifti Gj. Buzuku solli nė
shqip liturgjinė katolike, duke dashur tė bėjė pėr shqipen atė qė bėri
Luteri pėr gjermanishten.
Meshari i Gj. Buzukut, botuar prej tij mė
1555, mbahet deri mė sot, si e para vepėr e shqipes sė shkruar. Niveli
i pėrpunuar i gjuhės dhe ortografia e stabilizuar duhet tė jetė
rezultat i njė tradite mė tė hershme tė shkrimit tė shqipes, traditė
qė nuk njihet. Por ekzistojnė disa dėshmi fragmentare mė tė hershme
se vepra e Buzukut, tė cilat flasin pėr shkrimin e shqipes tė paktėn
nga shek.XIV:
E para dėshmi qė njihet ėshtė e vitit 1332, e domenikanit freng
Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili nė njė relacion latinisht
shkruan se shqiptarėt kanė nė pėrdorim nė librat e tyre shkronjat
latine edhe pse gjuha e tyre ėshtė fare e ndryshme nga latinishtja. Me rėndėsi
tė vecantė jane: njė formulė pagėzimi (Unte paghesont premenit Atit
et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda njė teksti
latinisht, nga peshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli; nje fjalor me glosa
shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili
pat kaluar si udhėtar nė Shqipėri dhe njė fragment nga Ungjilli i Shėn
Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV
Shkrimet shqip tė kėtyre shekujve sduhet tė kenė qenė vetėm
tekste fetare, por dhe kronika historike, pėr tė cilat flet humanisti M.
Barleti, i cili nė librin e tij Rrethimi i Shkodrės (1504) pohon
se ka pasur nė dorė kronika tė tilla tė shkruara nė gjuhėn e
popullit (in vernacula lingua).
Me gjithė pengesat qė krijoi Kundėrreforma pėr lėvrimin e gjuhėve
nacionale nė literaturėn kishtare, ky proces nuk u ndėrpre. Gjatė
shek. XVI-XVII u botuan nė shqip katekizma E mbėsuame krishterė
(1592) e L. Matrėngės, Doktrina e krishterė
(1618) dhe Rituale romanum (1621) tė P. Budit,
shkrimtari i parė i prozės dhe i poezisė origjinale shqipe, njė
apologji pėr Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe njė
fjalor e lėndė folklorike, traktati teologjik-filozofik Ēeta e
Profetėve (1685) i P. Bogdanit, mendja mė universale e mesjetės
shqiptare.
Vepra e Bogdanit ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė trajton me
origjinalitet, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje
kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe
probleme tė komplikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, astronomisė,
pedagogjisė, etj. Bogdani solli nė kulturėn shqiptare frymėn humaniste
dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e njeriut; ai me
veprėn e tij tė shkruar me njė shqipe e stil tė pėrpunuar, shėnoi njė
kthesė nė historinė e letėrsisė shqipe.
Gjatė shekullit XVIII njohu njė gjallėrim mė
tė madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Njė
anonim prej Elbasanit sjell nė shqip copa tė ungjillit, T. H.
Filipi, po prej Elbasanit, Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re. Kėto
pėrpjekje u shumuan nė shekullin e ardhshėm, me botimin mė 1827 tė
tekstit integral tė Dhjatės sė Re nga G. Gjirokastriti dhe me
korpusin e madh tė pėrkthimeve kishtare tė K. Kristoforidhit
(1830-1895), nė dy dialektet e shqipes, botime qė ndihmuan procesin e
integrimit tė tyre nė njė gjuhė letrare tė njėsuar dhe vunė bazat pėr
krijimin e kishės kombėtare tė shqiptarėve me liturgjinė nė gjuhėn
e tyre.
Ndonėse nė kahje tė kundėrt me kėtė prirje, duhet pėrmendur edhe
kultura e Voskopojės, e cila gjatė shek. XVIII u bė njė vatėr e madhe
qytetėrimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me njė Akademi e
shtypshkronjė dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu,
G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e
filozofike tė tė cilėve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes sė
shqipes.
Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė, ishte kryesisht nė gjuhėn
greke, nevoja pėr ti vėnė gardh islamizmit, bėn tė domosdoshme
edhe pėrdorimin e gjuhėve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave
kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn dhe arumanishtja e
shqipja pėr mėsimin e greqishtes, kurse nė shtypshkronjėn e saj u
shtypėn edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarėve dhe dijetarėve tė Voskopojės kanė sjellė disa
elemente tė ideve tė iluminizmit evropian. Mė i shquari ndėr ta, Teodor
Kavaljoti ėshtė njė erudit i kohės. Sipas dėshmive tė
profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, qė mbeti e pabotuar, nė
pjesėn mė tė madhe ka trajtuar ēėshtje pothuajse nga tė gjitha degėt
e shkencės filozofike. Nė tė ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malėbranshit
dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit tė islamit dhe tė kulturės sė pushtuesit, ishte
formimi gjatė shek. XVIII i njė shkolle poetike, ose i njė letėrsie tė
shkruar nė gjuhėn shqipe, por me alfabetin arab. Autorė tė saj si:
N. Frakulla, M. Kyēyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashėri, Sheh
Mala, e tė tjerė, trajtuan nė veprat e tyre motive tė
huajtura nga letėrsitė orientale, shkruan mevludė e divane me njė gjuhė
tė mbytur nga orientalizmat, lėvruan lirikėn dhe epin religjioz. Kjo
shkollė nuk pati jetė tė gjatė dhe as ndikim tė veēantė nė
zhvillimet e pastajme letrare.
Pėr tė plotėsuar kuadrin e zhvillimit kulturor tė Shqipėrisė nė
shek. XVI-XVIII duhet shėnuar, se pati nga autorė vendės vepra tė
shquara nė fushė tė arkitekturės dhe tė pikturės ikonografike, ku u
dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D.
Selenica (shek. XVIII) tė cilėt vazhduan traditėn e artit fetar
post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Nė fushė tė
artit islam mund tė pėrmenden kryesisht ndėrtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lėvizjeve nacionale nė Ballkan, i gjente
shqiptarėt pa njė traditė tė mjaftueshme tė zhvillimit shtetėror,
gjuhėsor e kulturor unitar, me njė mendėsi individualiste dhe
regjionaliste, tė trashėguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, pėr
pajosė me njė vetėdije kombėtare tė pazhvilluar, por me njė shpirt
rebelimi spontan. Nė kėtė situatė historiko-kulturore nisi tė merrte
jetė njė lėvizje e organizuar mendore dhe letrare qė mori emrin
Rilindja Kombėtare Shqiptare. Ajo u frymėzua nga idetė e romantizmit
nacional dhe tė iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencės
shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė kolonitė e vjetra
shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet mė tė reja nė Stamboll, Bukuresht,
SHBA, Sofje e Kajro.
Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhė
e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė
kombėtare, nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur, nė
rrafshin politik, kėto ishin synimet e kėsaj lėvizjeje prej sė cilės
lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky njė romantizėm tipik
ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me nostalgjinė e
mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare,
domethėnė tė luftrave tė Gjergj Kastriotit. Kjo shkollė letrare lėvroi
kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar, e
mė pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje tė
ngushta me traditėn folklorike. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė
fushė tė saj (Rapsodi tė njė poeme arbėreshe mė 1866 nga De
Rada, Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė
poemave shqiptare mė 1871 nga Z. Jubani, Bleta
shqiptare mė 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesė
e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit
etnokulturor tė shqiptarėve.
Dy janė pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė romantizmit shqiptar tė
shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur nė diasporėn
shqiptare nė Itali e shkolluar atje dhe N. Frashėri (1846-199), lindur nė
Shqipėri, i shkolluar nė Zosimea tė Janinės, por i mėrguar dhe vdekur
nė Stamboll. I pari ėshtė poeti romantik shqiptar i rritur nė klimėn
e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar qė tret nė poezinė e
tij ndikimet e poezisė lindore, sidomos persiane, me frymėn dhe shpirtin
e poezisė sė romaantizmit perėndimor.
De Rada shkroi njė cikėl poemash epiko-lirike nė
stilin e rapsodive shqiptare: Kėngėt e Milosaos, 1836, Serafina
Topia 1839, Skėnderbeu i pafat 1872-1874 etj. me ambicjen qė tė
krijonte eposin nacional pėr shekullin e Skėnderbeut.
Pas gjurmėve tė Herderit, De Rada zgjoi nė poezinė e tij mallin e pėr
kėngėn popullore dhe e ngjyrosi atė me koloritin etnografik. Veprat e
tij janė pasqyrė e jetės shqiptare me zakonet dhe mendėsinė e saj
karakteristike, si dhe dramėn shqiptare tė shek. XV, kur polemi i tij i
panėnshtruar ra nėn zgjedhėn e osmanėve. Konflikti midis lumturisė sė
individit dhe tragjedisė sė kombit, skenat ndanė kroit nė katund, gratė
qė mbledhin kallėza nė ara, burri qė shkon nė luftė dhe gruaja qė i
qendis brezin, tė gjitha tė paraqitura me njė ndjenjė lirizmi tė hollė,
ja ēėshtė poezia e kėtij poeti romantik, qė u rrit nė klimėn
politike tė lėvizjes nacionale tė shqiptarėve dhe nė klimėn letrare
tė romantizmit kalabrez.
Naim Frashėri shkroi njė poemė bukolike (Bagėti e
bujqėsia, 1886) njė pėrmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e
dashurore (Lulet e verės 1890), njė poemė epike pėr Skėnderbenė
(Histori e Skėnderbeut 1898) njė poemė epike religjoze
(Qerbelaja 1898) dy poema greqisht (O eros e O alithis
pothos ton skipetaron) njė tufė lirikash persisht (Tehajylat - Ėndėrrime)
dhe shumė vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti mė i madh kombėtar i
shqiptarėve.
Naim Frashėri themeloi lirikėn moderne nė poezinė shqipe. Nė frymėn
e Bukolikėve e Gjeorgjikėve tė Virgjilit, ai nė poemėn
Bagėti e bujqėsia u kėndoi punėve tė bujkut e tė bariut duke i
thurur njė himn bukurive tė atdheut tė vet dhe duke shprehur nostalgjinė
e poetit tė mėrguar dhe krenarinė e qėnies shqiptar. Nuk ėshtė ēudi
qė, duke jetuar nė zemrėn e perandorisė sė osmanėve, nė Stamboll, tė
pėrjetonte aq thellė fatin e atdheut tė tij. Malli pėr vendlindjen, pėr
malet dhe fushat e Shqipėrisė, pėr varret e tė parėve, kujtimet e fėminisė,
i japin forcė e vrull lirik frymėzimit tė tij.
Pėrjetimet subjektive tė individit tė ēliruar nga prangat e
mentalitetit mesjetar oriental, nga njė anė, dhe nga ana tjetėr
panteizmi filozofik i doktrinės sufite, i shkrirė me panteizmin poetik tė
shkollės sė romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike tė Frashėrit
njė dimension human e filozofik universal. Poezitė mė tė bukura tė pėrmbledhjes
Lulet e verės, janė lirikat filozofike pėr jetėn dhe vdekjen, pėr
kohėn qė ikėn dhe skthehet mė, duke lėnė pas kujtime cfilitėse nė
zemrėn e njeriut, pėr krijuesin tė shkrirė me universin.
Natyrė religjioze dhe anėtar i sektit bektashi, Frashėri ėshtė njė
poet metafizik, qė shkriu nė meditimet e tij lirike, mistikėn
helenistike, me mistikėn e lashtė orientale e islame. I ndodhur nė kryqėzimin
e traditave poetike e filozofike lindore e perėndimore, N. Frashėri i
tret ato nė njėra-tjetrėn, por pa shtypur natyrėn e tij shqiptare.
Kultura dhe qytetėrimi perėndimor pėrcaktuan substratin iluminist tė
veprės sė Frashėrit, qytetėrimi lindor substratin filozofiko-mistik,
kurse bota shqiptare trungun e veprės sė tij. Por duhet veēuar nė veprėn
e tij fryma frėnge. Fryma frėnge nė Greqi dhe nė Turqi ishte pėrfaqėsuese
e kulturės evropiane. Ajo gjeti shtrat tė ngrohtė nė vendet ballkanike
si Shqipėria, sepse u sillte popujve tė kėtij gadishulli idetė e
kryengritjes frėnge dhe idenė e lirisė pėrgjithėsisht e tė
nacionalizmit modern. Njohės i gjuhės frėnge, admirues i Volterit dhe i
Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashėri e shikonte tė
ardhmen e kombit tė vet tė lindėte andej nga perėndon.
Romantizmi i Naimit nė kėtė pikė nuk dallon prej romantizmit grek e
turk, ato janė pjella e Francės.
Naim Frashėri ėshtė themeluesi i letėrsisė kombėtare tė shqiptarėve
dhe i gjuhės letrare kombėtare. Ai e ngriti shqipen nė rendin e njė
gjuhe moderne tė kulturės duke e mbrujtur atė nė modelin e ligjėrimit
tė shqipes popullore.
Botėn subjektive tė heroit romantik me shpirt tė trazuar e sjell nė
romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Nė poezinė e N. Mjedės dhe
A. Z. Ēajupit, qė jetuan nė fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e
dezintegrimit tė sistemit artistik tė romantizmit nė letėrsinė
shqipe.
A.Z Ēajupi (1866-1930), ėshtė njė poet rustik, i
tipit tė kėngėtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipėrisė; ai
i solli letėrsisė shqipe komedinė e zakoneve dhe tragjedinė me temė
historike. I shkolluar nė njė kolegj francez tė Aleksandrisė dhe nė
Universitetin e Gjenevės, njohės i mirė i letėrsisė franceze, A. Z.
Ēajupi solli ndėr tė parėt nė shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur
kėshtu udhėn e pėrkthimit e tė pėrshtatjes nė gjuhėn shqipe, tė
veprave nga letėrsisa botėrore, qė ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė
nga udhėt e mėdha tė komunikimit tė shqiptarėve me kulturėn botėrore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur nė
truallin e lėvizjes kombėtare, e humbi bazėn e vet historike; ideja
kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore dhe nė zhvillimin e letėrsisė
shqiptare shfaqen prirje e stile tė reja.
Drejtimi kryesor qė mori letėrsia shqipe nė mes dy luftrave botėrore
ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje tė njė sentimentalizmi tė
vonuar (F. Postoli), as recidive tė romantizmit.
Gjergj Fishta (1871-1940),
shkroi njė poemė tė pėrmasave tė eposit kombėtar (Lahuta e malėsisė)
ku paraqet me frymė romantizante e me njė patos tė ngritur patriotik,
luftrat e malėsorėve tė Veriutkundėr dyndjeve sllave.
Me kėtė vepėr ai mbetet poeti mė i madh epik i shqiptarėve. Prift i
urdhėrit franēeskan, erudit dhe anėtar i Akademisė italiane, Gjergj
Fishta ėshtė njė personalitet poliedrik i kulturės shqiptare: poet
epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollė, dramaturg e pėrkthyes,
veprimtar aktiv i jetės kulturore dhe politike shqiptare midis dy
luftrave.
Vepra e tij madhore "Lahuta e malėsisė me rreth 17.000 vargje, e
shkruar nė frymėn e eposit legjendar e historik tė shqiptarėve, ėshtė
njė pasqyrė e jetės shqiptare dhe e mendėsisė shqiptare, njė mozaik
poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo
historike, traditash e zakonesh tė malėsisė, zanash e shtojzavallesh tė
malėsisė, njė afresk i gjallė i historisė sė njė polemi tė lashtė
qė pikėson nė qendėr tipin e shqiptarit tė gdhendur nė kalvarin e
jetės sė tij nė rrymė tė shekujve tė egėr pėr tė. Poemėn e Fishtės
e shquan njė pasuri e madhe gjuhėsore, nė tė ėshtė mbledhur tėrė
visari i shqipes popullore tė malėsise, frazologjia e gjallė e
pashtershme dhe larmia e ndėrtimeve tė ēlirėta sintaksore, qė i japin
gjallėri e forcė ligjėrimit poetik.
Pėrmbledhjet poetike Mrizi i Zanave me vjersha atdhetare dhe
Vallja e Parrizit me vjersha me frymė fetare, e paraqesin Fishtėn
njė poet tė hollė lirik, kurse veprat Anzat e Parnasit dhe
Gomari i Babatasit e paraqesin Fishtėn njė shkrimtar satirik tė
papėrsėritshėm. Nė fushė tė dramaturgjisė mund tė pėrmenden prej
tij tragjeditė me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike Juda
Makabe dhe Ifigjenia n Aulli.
Nė letėrsinė shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e
sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe tė njė klasicizmi tė
vonuar, sidomos nė dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave
moderne, tė impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri tė veēuara
nė veprėn e disa shkrimtarėve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur
tė formojnė shkollė. Ndryshime tė thella ndodhen nė sistemin e
zhanreve; krahas poezisė u lėvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica,
E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).
Pėrfaqėsuesi mė tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla,
Migjeni (1913-1938). Poezia (Vargjet e lira 1936) dhe proza e tij pėrshkohen
nga njė realizėm i ashpėr social pėr mjerimin dhe pozitėn tragjike tė
individit nė shoqėrinė e kohės. Personazhet e veprės sė tij janė
njerėzit e basifondeve tė shoqėrisė shqiptare.
Disa novela tė Migjenit janė romane nė miniaturė; subjektet e tyre
paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e
konservator. Natyra e rebeluar e talentit tė Migjenit theu
tradicionalizmin e poezisė dhe tė prozės shqipe duke sjellė njė stil
e forma tė reja nė poetikė, e narracion. Ai ėshtė nga reformatorėt mė
tė mėdhenj tė letrave shqipe, shkrimtari i parė i nadh modern
shqiptar.
Natyrė tjetėr, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), njė poet lirik
brilant, krijoi njė poezi tė butė e tė ngrohtė, por me mendim tė
thellė e muzikalitet magjepsės (Vallja e yjeve, 1933, Ylli i
zemrės 1937.
Tronditės verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965),
nė librin Album (1947) dhe elegante proza e tij historike
(Histori e Skėnderbeut 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe
muzikolog, publicist, pėrkthyes, mjeshtėr i shqipes, pėrpos burrė
shteti e diplomat, ai ėshtė gjeniu i kulturės shqiptare tė shek. XX.
F. S. Noli lindi nė njė ngulim shqiptar tė Thrakės Lindore (Ibik
Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesėm e mori nė gjimnazin grek
tė Adrianopojės, kurse studimet e larta i kreu nė Universitetin Harvard
tė Bostonit (SHBA).
Nė moshė fare tė re u lidh me lėvizjen patriotike pėr ēlirimin e
Shqipėrisė nga pushtimi osman dhe u bė njė nga aktivistėt mė tė
shquar politikė e kulturorė tė Rilindjes Shqiptare. Mė 1908 u dorėzua
prift duke inicuar idenė e krijimit tė njė kishe ortodokse aautoqefale
shqiptare tė cilėn e themeloi mė 1922.
Pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare (1912) u bė frymėzues dhe
udhėheqės i lėvizjes demokratike nė Shqipėri. Mė 1924, pas fitores sė
njė revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministėr i qeverisė jetėshkurtėr
tė dalė prej kėtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit ēifligar nė
dhjetor 1924 e detyroi tė marrė udhėn e pakthim tė mėrgimit, tė
cilin e pėrjetoi si njė ekzil biblik. Ditėt e fundit tė jetės i
mbylli nė SHBA, ku u vendos pėrfundimisht mė 1932, pas ecejakjeve nėpėr
Evropė si emigrant politik.
Pėrvoja e revolucionit tė mundur tė 1924-ės i
frymėzoi atij njė cikėl poezish me motive biblike, tė pėrfshira nė
librin Album. Mė 1907 pat botuar dramėn po me subjekt biblik
Izraelitė dhe filistinė, duke dashur tė aktualizojė legjendėn
biblike nė pėrqasje me pėrvojat e tij si udhėheqės shpirtėror i lėvizjes
pėr ēlirim kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Mė 1947 botoi
anglisht studimin Bethoven and the French revolution. Pėrktheu nė
shqip shumė libra liturgjikė dhe vepra tė shkrimtarėve botėrorė O.
Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e tė tjerė.
Me poezinė, me prozėn publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me pėrkthimet
mjeshtėrore, F. S. Noli ka luajtur njė rol themelor nė zhvillimin e
shqipes moderne.
Lėvrues tė shquar tė prozės sė shkurtėr ishin E. Koliqi
(1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica
(1875-1942). I pari krijoi njė prozė subtile, plot kolorit tė qytetit tė
vet, Shkodrės (Tregtar flamujsh, 1935), i dyti ėshtė njė
magjistar i shqipes, shkrimtari qė kultivoi stilin popullor tė rrėfimit
nė njė prozė magjepsėse (Netė shqiptare 1938; Ago Jakupi
1943; Kapllan aga i Shaban Shpatės 1944).
F. Konica ėshtė mjeshtri qė i dha fytyrė moderne prozės
shqipe, intelektuali qė solli mentalitetin e mirėfilltė perėndimor nė
kulturėn shqiptare.
Lindi nė Konicė, qytet i vogėl shqiptar, qė me vendimet e Konferencės
sė Londrės mė 1913, tė cilat e rudhėn shtetin shqiptar nė kufijtė e
sotėm, mbeti ne Greqi. Vinte nga njė derė e njohur, prej sė cilės
trashėgoi titullin bej, vetėdijen e njė pėrkatėsie elitare, qė e
manifestoi fort nė jetė dhe nė krijimtarinė e tij, por jo dhe
mentalitetin anadollak lindor prej tė cilit u nda me nje buzeqeshje
hokatare, qė u kthye nė njė sarkazėm therėse nė veprėn e tij. Ndoqi
njė vit shkollėn jezuite tė Shkodrės, pastaj Liceun Perandorak tė
Stambollit, kreu me 1895 studimet pėr letersi e filozofi nė
Universitetin e Dizhonit (Francė), shkollimin e mbylli me kryerjen e
studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, nė kėtė
universitet, titullin e magjistrit nė letėrsi dhe arte. Master of Arts
Erudit, njohės i gjithė gjuhėve tė mėdha tė Evropes dhe i disa gjuhėve
lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej tė huajve njė
enciklopedi qė ecėn dhe u bė pėr kulturėn shqiptare modeli i
intelektualit perėndimor. Iu kushtua qė nė rini lėvizjes kombėtare,
por, nė kundėrshtim me frymėn mitike idealizuese e romantizante tė
Rilindjes, solli nė tė frymėn kritike dhe pėrjetoi dhomėn e pėrjetshme
tė idealistit qė vuan pėr mendimet e tij.
Themeloi revistėn Albania (Bruksel 1897-1900, Londėr 1902-1909), qė
u bė organi mė i rėndėsishėm i shtypit shqiptar tė Rilindjes.
Publicist, eseist, poet, prozator, pėrkthyes dhe kritik letrar, ėshtė
veē tė tjerave autor i studimit LAlbanie et les turcs (Paris
1895), Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i
novelave Njė ambasadė e Zulluve nė Paris (1922) dhe Doktor
Gjilpėra (1924), si dhe i veprės historiko-kulturore Albania. The
rock Garden of Southeastern Europe, qė u botua pas vdekjes sė
Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicės i bashkon shpirti satirik dhe
shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancės e konflikti
midis mentalitetit tė prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perėndimor.
Publicistika dhe proza e tij janė model i njė shqipeje letrare tė pėrpunuar
dhe i njė stili elegant.
Vitet e fundit tė jetės (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretėsise
Shqiptare nė Washington, ku dhe vdiq mė 1942. Eshtrat e tij u sollėn nė
Shqipėri nė vitet e fundit.
Nė letėrsinė e shqiptarėve tė Italisė, nė periudhėn midis dy
luftrave, vazhdoi tradita e shkollės romantike tė shek. XIX, Z. Skiroi
(1865-1927) me veprėn e tij (Kthimi 1913, Te dheu i huaj,
1940) desh tė rikuperonte kujtesėn historike tė shqiptarėve tė mėrguar
qysh nga shekulli XV, pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Gjatė Luftės Antifashiste tė popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua
njė letėrsi e rezistencės, e cila lindi nė ilegalitet pėrmes shtypit
klandestin tė Partisė Komuniste Shqiptare. Krijimet e kėsaj letėrsie
ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste kėngėsh
partizane. Autorėt e saj qenė luftėtarė antifashistė tė brezit mė tė
ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
Pas Luftės II Botėrore, letėrsia shqiptare njohu njė zhvillim masiv.
Tipari kryesor i letėrsise dhe i arteve tė kėsaj periudhe, ishte
zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i tė gjitha zhanreve,
sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanėr pa traditė, doli ne krye tė
procesit letrar.
Tipi mė i levruar i romanit u bė romani realist social, me permbajtje
etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk
mungon as romani me kompozicion tė thyer, me poetikė tė hapur dhe me njė
nėnshtresė filozofike, qė buron nga asosacioni i ideve dhe analogjitė
historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
Tregimin dhe novelėn, e lėvruan Dh.Shuteriqi, N.Prifti, Z.Cela,
T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e tė tjerė, kurse poezinė, I.Kadare,
D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e tė tjerė.
Mė pak, u zhvillua drama (K.Jakova Toka jonė,
1955) dhe komedia (S.Ēomora Karnavalet e Korēės 1961).
Letėrsia e kėsaj periudhe nė Shqipėri u zhvillua brenda kornizave tė
realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por
talente te fuqishme, pėrtej kėtyre kornizave, krijuan vepra me njė frymė
opozitare tė nėnkuptuar dhe me njė domethėnie universale.
I. Kadare (1936), me poezinė
(Pėrse mendohen kėto male 1964, Motive me diell 1968,
Koha 1976) dhe sidomos me prozėn e tij (Gjenerali i ushtrisė sė
vdekur 1963; Kėshtjella 1970; Kronikė nė gur 1971,
Dimri i madh 1977, Ura me tri harqe 1978, Piramida
1992; Spiritus 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohės dhe pėrtėriti
letėrsinė shqiptare me forma dhe motive qė e integrojnė atė nė
rrjedhat moderne tė letėrsisė botėrore.
Vepra e Kadaresė paraqet njė enciklopedi artistike tė jetės shqiptare,
njė afreskė tė gjerė tė ngjarjeve historike dhe bashkėkohore, tė pėrjetuara
me njė qėndrim filozofik tė shprehur herė hapur e herė pėrmes gjuhės
sė Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore tė
shqiptarėve, tė kaluara nė filtrin e mendimit artistik tė shkrimtarit,
janė paraqitur nė veprėn e tij si shprehje e identitetit kombėtar, e
vitalitetit tė kulturės shpirtėrore tė popullit tė vet dhe si faktor
i qėndresės e i mbijetesės sė tij historike.
Kadareja krijon njė prozė moderne duke shfrytėzuar gjerėsisht
analogjitė historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinė
kombėtare. Vepra e tij ka njė poetikė tė hapur qė vjen nga pėrzierja
e kohėve, e rrafsheve tė ligjėrimit artistik, e reales me irealen, nga
natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresė i sjell letėrsisė
evropiane njė aromė karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atė
me koloritin e njė areali tipik pėr veēanėsinė e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e
Kadaresė kapėrcen distancėn kohore dhe sjell nė rezonancė
mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe
ndėrgjegjen artistike tė kohės sonė. Nga pėrpunimi i thellė krijues
i fondit tė traditave tė lashta popullore, mesazhi i prozės dhe i
poezisė sė Kadaresė fiton njėherėsh njė thellėsi historike dhe njė
notė humane universale.
Krijues me njė vetėdije tė fortė kritike, Kadareja jo vetėm ka
poetizuar vlerat shpirtėrore tė kombit tė vet, por dhe ka fshikulluar
traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinė provinciale
dhe konvencionet e jetės sė shoqėrisė shqiptare.
Me frymėn e disidencės, nė kushtet e diktaturės kur u krijua vepra e
Kadaresė, ka ndihmuar ti gėrryhen themelet regjimit totalitar nė
Shqipėri. Ekzili i tij politik nė Francė nė vitin 1990, kur nė Shqipėri
sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysė kėtyre proēeseve.
Pėr kėto vlera, vepra e Kadaresė gėzon njė popullaritet tė gjerė
dhe ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės
(anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht
etj.). Kadareja ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj, si njė prej
shkrimtarėve mė tė shquar bashkėkohorė tė letėrsisė botėrore dhe
ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare. Kadareja ėshtė sot pėrfaqėsuesi
mė eminent nė botė i kulturės shqiptare.
Poet i hollė lirik dhe shkrimtar satirik D.
Agolli (1931), ka sjellė nė poezinė shqipe freskinė e njė
frymėzimi spontan meditativ dhe nė roman humorin e lehtė popullor qė
shkon deri nė grotesk. (Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo 1973;
Arka e djallit 1997). Ai ėshtė mjeshtėr i tregimit psikologjik,
filozofik (Zhurma e erėrave tė dikurshme 1964, Njerėz tė
krisur 1995).
Nga pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme poetike tė Agollit, duhen pėrmendur,
Shtigje malesh dhe trotuare 1965, Fjala gdhend gurin 1977,
Udhėtoj i menduar 1985 dhe Lypėsi i kohės 1995.
Agolli ka lindur nė njė katund tė Shqipėrisė juglindore dhe mori pjesė
fare i ri nė rezistencėn antifashiste. Lidhja e ngushtė me jetėn
popullore dhe me idealet antifashiste, pėrcaktuan pėrmbajtjen e veprės
sė tij. Tipar i romaneve tė Agollit pėr rezistencėn ėshtė
aktualizimi i vlerave tė saj morale, pėrmes sinkronizimit artistik tė
ngjarjeve tė luftės me kohėn e sotme. Vepra e Agollit ėshtė bėrė
shumė popullore, ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė tjera dhe ėshtė
vlerėsuar nga kritika e huaj.
Nė trojet shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore, letėrsia
nė gjuhėn shqipe, e pėrfaqėsuar nga shumė emra (E. Mekuli, A. Pashku,
A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonėse e
zhvilluar nė njė kontekst tjetėr politik e kulturor, edhe pas luftės,
ruajti lidhjet me kulturėn mėmė dhe solli nė art ravgimet dhe dramat
kombėtare e humane tė njeriut tė atyre trevave. Nė diasporėn
shqiptare nė Europė, pas Luftės, nuk pati ndonjė lėvizje tė mirėfilltė
letrare. I vetmi shkrimtar me rėndėsi qė krijoi nė atė diasporė ėshtė
M. Camaj (1925-1992), qė rreh tė zbulojė nė poezinė dhe prozėn e tij
rrėnjėt e identitetit tė shqiptarit tė mėrguar.
Rezultati mė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė pasluftės nė
fushė tė gjuhės ėshtė unifikimi i shqipes standarte, tė pėrpunuar nė
nivelin e njė gjuhe moderne.
Nė fazėn e sotme tė tranzicionit tė shoqėrisė postkomuniste, letėrsia
shqiptare pėrjeton avantazhet e hapjes ndaj botės, por edhe problemet qė
i krijohen nė kėto kushte kulturės sė ēdo kombi, pėr tė ruajtur
identitetin e vet.
|
|
|