|
Gjuha shqipe bėn pjesė nė
familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike,
greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo
formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka
ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme
indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė
familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej
qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė
historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij
drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi
me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore
indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė
me titull Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen
Bezichungen, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose
satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt
lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe
armenishten.
Origjina
Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė
tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej
njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose
trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr
origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka.
Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore.
Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve
dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė
veprėn e tij Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen
Völker Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike
latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė
pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė
lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė
trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga
albanolugu i mirėnjohur australian Johannas Georges von Hahn nė veprėn
e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar
historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri
tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin
tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa
nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn
antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk
njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr tu
vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish,
glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės
shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė
krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane
zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė
kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten,
tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me
kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore,
dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e
sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur,
rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e
mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.
Fillimet e shkrimit tė gjuhės
shqipe
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar
me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet
Formula e pagėzimit, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė
gjuhėn shqipe Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit
senit, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga
Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė
tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi
dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme,
tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e
tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi ti dėrgonin nė kishė, ose
kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė
dialektin e veriut (gegėrisht).
Formula e pagėzimit ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė
Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar
prej tij nė vitin 1915 nė Notes et extraits pour servir lhistoire
des croisades au XV siecle IV, 1915.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me
riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė
Recherches sur les anciens textes albanais, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold
von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i
Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi
pėr nė vendet e shenjta. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr
vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan
dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt
1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin
gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln,
nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė
tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi
grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban
pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė
shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i
shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin Ungjilli i Pashkėve.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr
historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e
shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin
e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me
dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se
kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine
dhe tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė
Meshari i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e
letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė
kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė
shkruara nė dy shtylla. Meshari i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė
shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė
kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga
Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt
qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve
fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me
njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet
fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė
tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, Meshari i Gjon Buzukut, u zbulua pėr
herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon
Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga
peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė
vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri
fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u
botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike
dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej.
Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe
studiuesi N.Resuli.
Meshari i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore
(veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė
veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma
gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr
ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon
Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj nuk ėshtė njė
arė fare e papunuar. Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv
kėtė tekst pohon ai nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon
fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft
konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė
formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė
letrare me shkrime liturgjike. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje
edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; shkalla e kulturės
sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e
vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe
disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė
kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi ti
njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull Directorium ad
passagium faciendum ad terrom sanctam, dėrguar mbretit tė Francės
Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: Sado qė shqiptarėt kanė
njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė
perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine. Pra, ky
autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė
dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij De obsi dione
scodrensi (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke
folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in
vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin
e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė
shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat
historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik
e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė
fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė
Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė
cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė
tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet
tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, Meshari i
Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn
shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt
e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe
vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e
priftit arbėresh Lekė Matrenga E mbesuame e krishterė
., e
botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i
njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet
latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato
tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin
XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi
dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan
edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, Fjalorin
latinisht-shqip, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore
shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė
reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė
etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr
tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u
arrit nė shekullin XX.
Dialektet e gjuhės shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten
dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė
vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė
kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė
Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė
tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e
tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė
disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė
leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore
gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut
ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~
grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo
(vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja
i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė
r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e
bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht,
janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin
morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue,
kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e
pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė
(kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė
punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave
tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si
varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė
proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi
i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes
Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip
dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua Evetar-i. Vaqilharxhi ishte i
pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet
traktatit tė tij, parathėnies sė Evetr-it tė pare dhe shume
shkrimeve tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet
pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme,
zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė
veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip, qė
i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para
me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori
kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė Fjalori i Gjuhės Shqipe i
Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy
variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti
letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre
varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej
zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar
nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe
alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i
mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e
Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė
diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht
nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr,
sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė
alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire
edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje,
por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra
alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri
Komisioni letrar shqip, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916.
Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare
shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e
shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare
tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim,
vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes
dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė
cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr
drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i
Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare
(gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga
Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e
projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet
1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore
nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i
ri Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes. Ky projekt filloi tė
zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė,
nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e
gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr
nga parimi njė komb-njė gjuhė letrare, vendosi qė projekti i
ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare
nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet
e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr
njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes i vitit 1967, pas njė
diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit
tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė
historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit
tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė
nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga
Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn
e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė
rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se populli
shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej
kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por
nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme,
qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė Drejtshkrimi i
gjuhes shqipe (1973), Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980),
Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe
(1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II
Sintaksa (1997).
Veēori tipologjike tė shqipes sė
sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me
njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt
analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe
gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė
indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė
fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin
tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a,
b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9
janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja
diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate
fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi
bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka
njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė
format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore
dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė
njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė
menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė,
edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur
si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė
rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl,
etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit
me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~
desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i
madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor
kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan
edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga
11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė
dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė
rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė
pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė
trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė
evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore,
lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė
pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet
nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore
(do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė
punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i
zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė
veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė
periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani,
etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror,
i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė
tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė
gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja
e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe
nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj,
si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Pėrhapja e gjuhės shqipe
Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e
Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit
tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi.
Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė
Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e
ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin
e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra
albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo,
Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.Studimet pėr
gjuhėn shqipeGjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri
origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė
huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė
veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen
e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte
Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė
krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor
pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe
pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė
bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė
shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės
shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė
gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė
gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese
nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie,
dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se
shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte
njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė
tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė
leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė
hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe
(Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i
pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i
madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini,
St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler,
O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara
pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen
me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn
historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė
huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e
saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė
gjuhės shqipe Dictionarium Latino-Epiroticum (1635). Gjatė
Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu,
nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi
veprėn Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese,
Livorno 1864, vėll.II LApendice al saggio dalla gramatica comparata
sulla lingua albanese, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi
botoi Gramatikėn e gjuhės shqipe dhe mė 1806, Sami Frashėri
botoi Shkronjėtoren e gjuhės shqipe, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme
tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i
shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė Fjalor tė
gjuhės shqipe, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė
tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės
se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė
Bashkimi.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė
dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare.
Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.
Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr
studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės
sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e
shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė
pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve
drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės
shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn Pėr pastėrtinė e
gjuhės shqipe (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr
hartimin e veprave Parashtesat (1956) dhe Prapashtesat e gjuhės
shqipe (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės
shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren
dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė
gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht
pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė
Fjalorit tė gjuhės shqipe tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė
botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė
tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė
specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe
Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i
Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės,
Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg
veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn
e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime
leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe
fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: Fjalori i
gjuhės shqipe (1954), Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe (1980),
Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori drejtshkrimor i gjuhės
shqipe (1976), Drejtshkrimi i gjuhės shqipe (1973), etj. Kohėt
e fundit kanė dalė edhe Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe
(2000) dhe Fjalor frazeologjik ballkanik (1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė
gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar Atlasi
dialektologjik i gjuhės shqipe, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė
sė shpejti nga shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave
gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes
gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e
plota ėshtė Gramatika e gjuhės shqipe I Morfologjia (1995), II
Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me
Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli,
kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e
etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė,
tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat
themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė
shqipes nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; Meshari i Gjon Buzukut (E.Ēabej);
Gramatika historike e gjuhės shqipe (Sh.Demiraj); Fonologjia
historike e gjuhės shqipe (Sh.Demiraj); Gjuhėsia ballkanike
(Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės
shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta
i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane.
Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė
shkencore e arsimore nė vitet 30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto
fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur
shkencore.
Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe
arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė
ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem
Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn
e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė
gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe
tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: Studime etimologjike nė fushė tė
shqipes, nė shtatė vėllime, I Hyrje nė historinė e gjuhės
shqipe, II Fonetikė historike (1958), Meshari i Gjon
Buzukut (1968), Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes (1944).
Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė
sotme, siē janė: Fjalor i gjuhės shqipe (1954), Rregullat e
drejtshkrimit tė gjuhės shqipe (1972), Fjalori drejtshkrimor.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore
brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė
kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė
tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu
prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė,
me titullin Studime gjuhėsore.
Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem
Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės
shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj,
vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat
e popujve tė tjerė.
Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia
shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė
njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht
prof.Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė
normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i
madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė
teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė,
veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė
botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė:
Studime filologjike (Tiranė); Gjuha shqipe (Prishtinė);
Studia albanica (Tiranė); Jehona (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė
Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm
veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun
etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė
nė kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e
vendosur nė Itali, tė njohur si Arbėresh
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy
shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė),
Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej,
Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari,
Idriz Ajeti, etj.
|
|
|