|
Nafta dhe qymyret
Zona e Fierit eshte nje nga zonat me te medha, me dy vendburime nafte,
Patosin dhe Marinzen. Ketu nafta gjendet ne zonat ranore dhe ka permbajtje
te larte benzine. Perpunimi i saj behet ne qytetin e Fierit, ne kompleksin
kimiko-energjetik.Zona e rrjedhjes se poshtme te Devollit, me vendburimin
e Kucoves eshte zona me e vjeter e naftenxjerjes ne Shqiperi.Perpunimi
behet po ne Kucove.Zona e Mallakastres eshte me e madhja per nga shtrirja
dhe ndryshon nga dy te parat se ka permbajtje me te madhe mazuti. Ne
Ballsh behet edhe perpunimi i thelle i naftes.Zona e rrjedhjes se poshtme
te Vjoses, me vendburimin e Gorishtit eshte zona tjeter naftembajtese dhe
perpunimi behet ne Cerrik.Shenja naftembajtese shfaq edhe rajoni detar, ku
po kryhen kerkime nga shoqeri te huajaVendburime te tjera jane ato te
gazit te thate si ne Bubullime, e Divjake te Lushnjes.Vendin kryesor ne
tere propdhimin e qymyrgurit e ze rajoni juglindor, i cili permban shtresa
qymyrmbajtese me shtrirje nga Pogradeci e Mokra deri ne gropen e Kolonjes.
Jane vene ne shfrytezim disa vendburime si ne zonen e Pogradecit, ne
vendburimet e Alarupit dhe te Petrushes, zona e Korces me vendburimet e
Mborje Drenoves, kurse zona e Kolonjes me vendburimin e Bezhanit.Rajoni i
Tiranes perbehet nga tre zona qymyrmbajtese, fusha e Tiranes, me Valiasin
dhe Mezezin, fusha e Durresit me Manzen e Gerdecin dhe malesia e Kerrrabes
dhe e Mushqetase. Ne Valias behet edhe pasurimi i qymyrgurit.Rajoni jugor
ka zonen e Memaliajt, ku gjenden edhe fabrika e pasurimit.Megjithese
qymyri i Shqiperise eshte teresisht i tipit linjit dhe me cilesi te mira,
ai aktualisht po shfrytezohet shume pak. Keto miniera mbas vitit 90'
pothuaj jane paralizuar teresisht.
Vendburimet e mineraleve
metalorë
Ne industrine e mineraleve metalike, rajoni qendror ze vendin kryesor.
Ketu eshte perqendruar metalurgjia e zeze (Elbasan) dhe pirometalurgjia
(Laç).Rajoni i malesise Puke-Mirdite ze vendin e dyte per nga pesha ne
pasurite minerale metalike. Ne kete zone gjenden kryesisht rezervat e
medha te mineralit te bakrit qe nxiren ne Spac, Kacinar, Kurbnesh, Thire,
Rubik, Perlat, Tuç, Porave dhe Qafe Bar. Industria e pasurimit eshte
ngritur ne Kurbnesh, Rreps, Fushe Arez dhe Rreshen. Shkrirja dhe
elektroliza e bakrit behet ne Rubik. Edhe kjo industri mbas viteve 90' ka
ulur ndjeshem prodhimin si pasoje e reformave te privatizimit dhe
amortizimit te larte te teknologjise. Kompani te huaja amerikane dhe
kanadeze kane shprehur interes per te rivene ne pune industrine e bakrit.
Rajoni Mat-Drini i Zi perfshin vendburime te kromit dhe ne zonen e
Martaneshit dhe te Bulqizes jane disa miniera per shfrytezim. Ketu eshte
ngritur edhe industria e pasurimit me qender Bulqizen dhe Krasten, ndersa
ne Burrel funksionin uzina e ferrokromit.Rajoni verilindor eshte i njohur
per pasurite e kromit dhe te bakrit. Minerali i kromit nxiret ne Kalimash,
Kam dhe ne Ragam, kurse minerali i bakrit nxiret ne Gjegjan dhe shkrihet
ne Rezhepaj te Kukesit.Nje pjese e minierave te kromit mbas vitit '90 jane
dhene me qera tek privatet per shfrytezim dhe aktualisht jane perfshire ne
procesin e privatizimit.Rajoni juglindor ka dy zona hekur nikeli. Ne zonen
e Perrenjasit jane keto vendburime : Perrenjas, Pishkash, Bushtrice,
Xixillas, kurse ne zonen e Pogradecit Guri i Kuq, Radoka dhe Cervenika.
Keto vendburime kane rreth 10 vite qe nuk shfrytezohen, si pasoje e renies
se kerkeses ne tregjet nderkombetare.Mjedisi shqiptar eshte i pasur edhe
me minerale te tjera metalike dhe jo metalike, me ujra minerale e
termominerale, te cilat filluan te shfrytezohen pjeserisht ne fund te
viteve 70'.Ne vitin 1990 kjo industri dha 4,3 % te prodhimit te
pergjithshem te industrise minerare.Ne rajonin Jugor eshte perqendruar
nxjerja e fosforiteve, perpunimi i ujit mineral, nxjerja e kripes dhe e
dolomitit.Rajoni qendror eshte i pasur me bokside, kryesisht ne malin e
Dajtit, por qe jane shfrytezuar minimalisht. Rajoni Mat-Drin i Zi eshte i
njohur per nxjerrjen e mermerit ne Muhur te Peshkopise, per mineralin e
squfurit ne Kercisht dhe per ujrat termominerale ne llixha te
Peshkopise.Rajoni Malesise Puke-Mirdite dhe rajoni veriperendimor ka
perqindje te vogla kuarci, manganez, kaoline, olivinite e deltine. Nxjerja
dhe perpunimi i ketyre mineraleve ka qene fare i paket, me perjashtim te
mermerit.
|
|
|