|
Deri ne vitin 1945, rrjeti i pergjitshem rrugor
ishte 2800 km., prej te cilave vetem 400 km ishin asfaltuar.Mbas ketij
viti deri ne vitin 1990, rrjeti rrugor arriti ne 7450 km, prej te cilave
2850 km ishin asfaltuar.Transporti hekurudhor ze vendin e dyte ne
transportin e mallrave dhe te udhetareve. Sistemi hekurudhor eshte
ndertuar terresisht mbas luftes se dyte boterore, duke filluar me
hekurudhen e pare Durres-Peqin, ne vitin 1947, 42 km te gjate. Gjatesia e
pergjitshme e rrjetit hekurudhor arin ne 447 km.
KORRIDORET RRUGORE
Ne Shqiperi do te ndertohen tre korridore rrugore, Lindje-Perendim,
Veri-Jug dhe Durres-Morine. Segmentet rrugore te korridorit te 8-te,
Lindje-Perendim, te cilat ne Shqiperi kane nisur ne Durres per te
perfunduar ne Qafe-Thane, jane mbuluar me financime dhe ne tre prej tyre,
tashme ka filluar puna.Ndertimi i korridoreve rrugore filloi ne vitin 1993
me korridorin Tirane-Durres.Aktualisht, me nje financim prej 19,8 milione
ECU nga Programi Phare punohet per ndertimin e segmentit
Durres-Rrogozhine, pjesa e pare e korridorit Lindje-Perendim ne Shqiperi.
Ndersa, me nje financim te Bankes Evropiane te Investimeve prej rreth 20
milione dollare, punohet per ndertimin e superstrades
Rrogozhine-Elbasan.Pas dy segmenteve Durres-Rrogozhine dhe
Rrogozhine-Elbasan, se fundi kane nisur punimet per ndertimin e
superstrades Librazhd-Qukes. Ndertimi i kesaj superstrade me gjatesi 22
kilometra eshte financuar nga Komuniteti Evropian me nje shume prej 16
milione dollare.Segmenti Qukes - Qafe-Thane perben pjesen e fundit ne
token shqiptare te korridorit Lindje-Perendim. I vetmi segment, per te
cilin nuk kane perfunduar procedurat perkatese mbetet
Elbasan-Librazhd.Ndertimi i te dy korridoreve rrugore ne Shqiperi,
Lindje-Perendim dhe Veri-Jug, kerkon ne total nje vlere financimi prej 1,6
miliard dollare.
PORTET DETARE
Porti detar i Durresit eshte porta kryesore e Korridorit 8.Ne kete port ka
filluar investimi i nje shume prej 23 milion dollare, ku Banka Boterore
mbulon pjesen me te madhe me 17 milion dollare, Fondi i OPEC-ut per
Zhvillimin Nderkombetar 5 milion dollare dhe qeveria shqiptare 1 milion
dollare. Punimet perfshijne ndertimin e tre kalatave te reja,
rikonstruksionin e kater kalatave ekzistuese, rikonstruksionin e shesheve
dhe rrugeve brenda portit, blerjen e vincave te rinj dhe pjeseve te
kembimit per to, blerjen e paisjeve teknologjike, etj.Gjithashtu, jane
ofruar edhe 34 milione dollare per modernizimin dhe zgjerimin e tij, nga
te cilat 11 milion dollare jane kredi te dhena nga Programi PHARE i
Komunitetit Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Projekti perfshin
ndertimin e terminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e atij
ekzistues.90 % e volumeve te transportit detar ne Shqiperi kryhen
nepermjet portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te
mallrave eshte rreth 3 milion ton. Ne port aktualisht perpunohen anije
deri ne 15 mije ton, ndersa me thellimin e akuatoriumit hyres te portit
pritet qe ne te, te perpunohen anije deri ne 40 mije ton. Rehabilitimi i
kalatave, murit dallgethyes, kthimi i zones doganore ne zone fiskale, do
ta beje portin detar shume te fuqishem dhe shpejtesia e perpunimit te
anijeve do te rritet 2-3 here. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i
portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne
vit.Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve
krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40
tragete dhe katamarane, qe lidhin Durresin me porte te tjera te Mesdheut.
Nga 2-3 tragete ne dite qe perpunoheshin ne kalatat e portit, tashme numri
i tyre eshte dyfishuar.Nderkohe, edhe ne Portin e dyte te vendit per nga
rendesia, ai i Vlores po kryhen, si dhe pritet te kryhen investime te
konsiderueshme. Keshtu, per vitin 2000, ne kuadrin e programit te
bashkepunimit nderkufitar Shqiperi-Itali, do te financohet faza e dyte e
ndertimit te Portit te Vlores, financim i cili arrin ne vleren 9.4 milione
ECU. Ky financim do te mbuloje investimet per realizimin e punimeve te
germimit sistemimit dhe ndertimit te rrugeve te brendshme te portit.
Transporti ajror
Shqiperia ka sot vetem nje aeroport nderkombetar civil.Aereporti i
Rinasit, i ndertuar pas Luftes se Dyte Boterore, ka nje kapacitet
perpunimi prej rreth 250 mije persona ne vit. Ne kete aeroport jane bere
disa investime nga kompania gjermane Siemens per permiresimin e pistes dhe
vendqendrimit te avioneve.Gjithashtu, po diskutohet per ndertimin e
terminalit te ri te pasagjereve, i cili do te mundesoje rritjen e
kapacitetet me deri 600 mije persona ne vit. Vlera e ndertimit te
terminalit parashikohet te jete rreth 30 milione dollare. Ne aeroportin e
Rinasit kryejne fluturime 12 shoqeri ajrore, ku nga keto 10 shoqeri jane
te huaja dhe 2 jane te perbashketa me kompani shqiptare.
Shume shpejt do te perfundoje dhe ndertimi i aeroportit te Kukesit me
financues kryesor Emiratet e Bashkuara Arabe.
|
|
|