Shqipetaret.tk          Mish rolè...

 

 

Titujt e kuzhines
Antipasta
Mish Role'
Fli Kosove
Sheqerpare
Salsa Bolonjeze
Filet trote ne munjaia
Patellxhan te mbushur
Byrek me domate
Speca me Kamargue
Pastico me patate

 

          
                                      **Mish rolè**  

 

 

Mish rolè

Koha e pergatitjes : 30 minuta

Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja:

Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.

Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.
Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz
 

 

 

Arkeologji
Gjuha Shqipe
Letersia
Teatri
Arkitektura
Harta Shqiperis
Kartolina
Fakulteti
Kontaktoni

 


Kartela Kryesore
Faqja kryesore
Dergoni kartolina
Gjeni shokun
Informatika JavaScript
Foto nga qytetet
Kontakto stafin